“Boll lexove o bisha”, Hysaj bën batutë me Manajn për videon sensibilizuese

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2020 | 8:34

“Boll lexove o bisha”, Hysaj bën batutë me Manajn për videon sensibilizuese

Thuajse të gjithë futbollistët e Kombëtares, postuan në rrjetet e tyre sociale, nga një mesazh sensibilizues, ku iu bënë thirrje të gjithë shqiptarëve që të qëndronin në shtëpi, për të parandaluar përhapjen e Koronavirusit.

 reymanaj-barcelona

Sulmuesi lushnjar, Rei Manaj, publikoi ditën e djeshme videon senibiluezuese, teksa shprehej: “Përshendetje të gjithë shqiptarëve kudo që ndodheni. Në këtë moment të vështirë ku situata është kaq kritike, vendosim së bashku të rrimë në shtëpi. E kemi ne në dorë. Bëhuni të ndërgjegjshëm për veten tuaj dhe për njerëzit e dashur. Rri në shtëpi sot për një të nesërme të shëndetshme. Ju përqafoj”.


View this post on Instagram

?? @fshforg

A post shared by Rey Manaj ?? (@reymanaj97) on


Nuk kanë munguar batutat në videon e postuar nga Manaj, teksa kapiteni Elseid Hysaj i shkroi: “Boll lexove o bisha”. Pjesë e ngacmimeve u bë edhe futbollisti i Salernitanës, Leonardo Kapezi,  i cili i shkroi shqiptarit: “Thuaji që nuk di të lexojë”.

Manaj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"