Boksieri shqiptar jep lajmin e madh, rikthehet në ring pas 15 muajsh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2020 | 23:44

Boksieri shqiptar jep lajmin e madh, rikthehet në ring pas 15 muajsh

Boksieri shqiptar Robin Krasniqi ka dhënë një lajm të madh për të gjithë fansat e tij. 33- vjeçari ka konfirmuar se të shtunën do të rikthehet në ring.

Krasniqi2

Krasniqi ka njoftuar nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Instagram” se do të përballet me boksierin çek, Stanislav, këtë të shtunë (22 gusht) në Gjermani.

Robin Krasniqi do të rikthehet kështu në ring, pas një pauze 15-mujore. Ky është edhe rikthimi në kategorinë e mëparshme, në peshën gjysmë të rëndë. Kundërshtari i Robinit është 31-vjeçari nga Çekia, Stanislav Eshner. Dueli do të zhvillohet në Magdeburg, në ambientet e hapura, thuhet në faqen e boksierit kosovar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"