Boksieri shqiptar fiton në… E përshëndet edhe presidenti Meta: Urime Jurgen Uldedajt!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2020 | 23:00

Boksieri shqiptar fiton në… E përshëndet edhe presidenti Meta: Urime Jurgen Uldedajt!

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj mbron me sukses dy titujt kampion në peshën “cruiserweight” WBO dhe WBC për të rinj.
uldedaj

22-vjeçari mposhti rivalin kroat Robert Grguriç në sfidën e zhvilluar “Seebuhne Elbauenpark” në Magdeburg të Gjermanisë. Kjo është fitorja e 12 radhazi në karrierën e tij.

Suksesin e tij e ka përshëndetur dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.

“Urime të përzemërta Jurgen Uldedaj për fitoren e shkëlqyer të 12-të radhazi!”, shkruan Presidenti Meta.

meta uldedaj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"