“Boksieri” i arbitrit dënohet me 36 muaj pezullim, ndëshkim edhe për Partizanin dhe Kamzën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2018 | 20:17

“Boksieri” i arbitrit dënohet me 36 muaj pezullim, ndëshkim edhe për Partizanin dhe Kamzën

Komisioni i Disiplinës ka bërë publik vendimet e tij për ndeshjet e zhvilluara në fundjavë. Futbollisti i Shkumbinit, Albano Isaj, por goditje me grusht të gjyqtarit Klajdi Kola me 3 vite pezullim nga të gjitha aktivitetet. Me një vit pezullim u dënua edhe zyrtari i Shkumbinit Arianit Ballhysa.

Shkumbini-Veleciku-696x393

Ndërkohë nuk mungojnë masat ndëshkimore për klubet e Kategorisë Superiore. Kamza për sjellje të gabuar të spektarovë në ndeshjen ndaj Laçit dënohet më 4 sfida pa tifozë. Partizani gjobitet me 200 mijë lek.

disiplina_1dhjetor

VENDIMET: 

1.FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur shprehje fyese në ndeshjen kundër F.C “Flamurtari”, në bazë të nenit 66/2 të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek.
2.KF “Kamza”, për sjellje të gabuar të spektatorëve dhe hedhje të sendeve në fushë duke shkaktuar ndërprerje të ndeshjes kundër KF “Laçi”, në bazë të nenit 66/3.a) të KDS,dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
3.Lojtari i KF “Shkumbini”, Albano Isaj, për goditje me grusht ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.b) të KDS, dënohet me 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
4.Zyrtari i KF “Shkumbini”,Arianit Ballhysa, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4.KF “Butrinti“ U-19, për mos paraqitje në ndeshje me FC “Termi” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.
5.KF “Dinamo“ U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Luftëtari” U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.
6.Lojtari i KF “Tomorri” U-17,Denaldo Llupi, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7.Lojtari i KF “Tomorri” U-17,Aldrin Cifliku, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/.e) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8.Zyrtari i KF “Besa” U-17, Aurel Myftiu, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 48/2.a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9.Lojtarja e KF “Apollonia” femra, Klarina Goro, për goditje ndaj lojtares kundërshtare dhe për përsëritje të shkeljeve disiplinore, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10.Lojtarja e KF “Apollonia” femra, Kesjana Goro, për goditje ndaj lojtares kundërshtare, në bazë të Nenit 48/1/e) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11.Lojtarja e KF “Juban Danja” femra, Enxhi Selimi, për goditje ndaj lojtares kundërshtare, në bazë të Nenit 48/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
12.KF “Shkëndija Tiranë“ , për mos paraqitje në ndeshje me FC “Term”, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"