Boksieri amerikan ndërron jetë, nuk i mbijeton dot operacionit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 8:33

Boksieri amerikan ndërron jetë, nuk i mbijeton dot operacionit

Boksieri amerikan, Patrik Dej ka ndërruar jetë, pasi nuk ka arritur të mbijetojë pas operacionit.

16xp-day-jumbo

27-vjeçari pësoi dëmtime të rënda në tru në duelin e 12 tetorit me Çarles Konuell. Amerikani ishte prej katër ditësh në koma, në spital, por në fund nuk ia doli të fitonte betejën.

Ditën e ndeshjes ai u transportua me urgjencë në spital edhe pse ishte i vetëdijshëm. Iu nënshtrua operacionit, por nuk ia doli të mbijetoj.

Ishte menaxheri i tij, Lou Di Bella, ai që lajmëroi ndarjen nga jeta të boksierit 27 vjeçar.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"