Boks/ Revanshi ndaj Usik, Xhoshua aktivizon klauzolën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2021 | 14:44

Boks/ Revanshi ndaj Usik, Xhoshua aktivizon klauzolën

Të shtunën e kaluar Oleksandër Usik bëri befasinë e madhe duke mposhtur Antoni Xhoshuan në duelin e boksit për peshat super të rënda, duke i rrëmbyer edhe tre titujt botërorë. Ukrainasi triumfoi me pikë në një sfidë të dominuar thuajse gjatë të gjitha raundeve.

Joshua Usyk

Por, me sa duket, do të kemi sërish një përballje XhoshuaUsik. Këtë e ka konfirmuar promotori i boksierit ukrainas, Aleks Krasiuk.

Ky i fundit ka bërë të ditur se Xhoshua tashmë ka aktivizuar klauzolën e revanshit, ku do të kërkojë rimarrjen e titujve. “Gjëja e parë që tha kur erdhi në këndin tonë në ring ishte: ‘Do shihemi në revansh’. Tani ai e ka aktivizuar klauzolën për t’u përballur përsëri me Usik”, deklaroi menaxheri i Oleksandër Usik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"