Boks në stërvitje, zbulohet plani i Flikut kundër PSG-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2021 | 14:48

Boks në stërvitje, zbulohet plani i Flikut kundër PSG-së

Në stërvitjen e fundit, Hansi Flik er dhi disa minuta me vonesë. I qetë dhe me pantallona të shkurtra, 56- vjeçari shkeli fushën e stërvitjes i vetëm. Edhe pse presoni para ndeshjes së kthimit ndaj PSG-së është i madh, trajneri gjerman duket se po ruan qetësinë. Pas 1-1 ndaj Unionit, të gjithë lojtarët nuk kanë patur asnjë ditë pushim dhe menjëherë kanë nisur përgatitjet për sfidën e madhe në Champions. Barazimi në kampionat është kaluar pa polemika, pasi të gjithë i kanë fokusuar energjitë për ndeshjen e sotme. Madje për këtë arsye, trajneri mësohet të mos ketë bërë as analizën e zakonshme lojtarëve. Këta të fundit kanë djersitur jo pak të hënën, në “Sabener Shtrase”.

BAJERN

RIKTHIMET DHE BOKSI – Një stërvitje ndryshe nga ato të tjerat. Flik ishte shumë serioz në dhe i përqendruar në planin që kishte përgatitur. Shumë birila me ajër në fushën e stërvitjes për të ambientuar lojtarët të luajnë nën presion. Improvizime të aksioneve një kundër një për të rregulluar shënjestrën dhe aksione për mbrojtësit, të cilët duhet të përgatiten për kundërsulmet e frikshme të francezëve. Misioni është i vështirë: duhet përmbysur rezultati 3-2 i ndeshjes së parë. Para se seanca të niste, trajneri është parë teksa godiste me grushte një prej birialve me ajër që përdoren në stërvitje. Kjo për të shfryrë tensionin që ka në kokën e tij. Pikëpyetjet janë të shumta. Si do të shënojë dy gola? Si do ta ndalë Mbape? Çfarë do të ndodhë, nëse Paris shënon? Një fjalëkryq i tërë për t’u studiuar dhe për t’u zgjidhur.

Skenarët që mund të ndodhin për 90 minuta janë të shumtë. Ndoshta ndeshja shkon në shtesë dhe më pas në penallti. Të gjitha duhen marrë në konsideratë. Levandovski dhe Gnabri nuk kanë udhëtuar me skuadrën dhe për klubin gjerman këto mungesa konsiderohen të rëndësishme. Por edhe pjesa tjetër e lojtarëve që do të jenë në dispozicion të Flik, nuk është se po kalon një formë të mirë. Gorecka, Hernandez dhe Sane janë stërvitur shumë pak duke u përqendruar më shumë në fazën e rikuperimit sesa në atë të ngarkesës.

Madje Gorecka u nis dje në Paris jo me skuadrën në orën 12.30, por rreth orës 16:30 me avion privat pasi ai duhet të merrte OK-in e stafit mjekësor. Shumë probleme për kampionët në fuqi që në krahun tjetër do të gjejnë një skuadër e cila është gati për t’u hakmarrë për finalen e humbur verën e kaluar. Gjermanët duhet të përmbysin edhe historinë sot: asnjë skuadër që ka humbur 3-2 në shtëpi në ndeshjen e parë, nuk e ka përmbysur në transfertë. Tetë ekipe kanë tentuar, por kanë dështuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"