BOKS/ “Mbretërimi” i Tajson Furit, dërgon “KO” Uajlderin dhe konfirmohet kampion i peshave të rënda (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2021 | 14:28

BOKS/ “Mbretërimi” i Tajson Furit, dërgon “KO” Uajlderin dhe konfirmohet kampion i peshave të rënda (VIDEO)

“Një duel përrallor, më i mirë se çdo trilogji tjetër në historinë e sportit,” thotë në fund të ndeshjes Tajson Furi, ende kampion bote i peshave të rënda “WBC” pasi mposhti Donati Uajlder në raundin e 11.

FURI

Dhe me të vërtetë ishte një ndeshje drithëruese në Las Vegas, në të cilën Furi arriti të mundë Uajlderin me një volum shumë më të madh goditjesh, por gjithashtu mori një rrezik të madh duke rënë dy herë në raundin e katërt.

Anglezi kuptoi se si të vazhdonte, dhe filloi ta mbante veten më larg nga e djathta e jashtëzakonshme e boksierit nga Alabama pa hequr dorë kurrë nga iniciativa.

E djathta që mbylli këtë duel ishte si një nënshkrim në fund të trilogjisë, siç e pranoi vetë Furi: “Uajlder është një djalë i fortë. Unë gjithmonë kam thënë se jam më i miri në botë dhe ai i dyti”

Kështu përfundon një nga rivalitetet më të nxehta në boksin profesionist të kohëve të fundit. Përballja e parë mes të dyve në vitin 2018, ishte një barazim shumë i kontestuar ku megjithatë Furi dukej se kishte fituar shumicën dërrmuese të raundeve pavarësisht se ishte rrëzuar.

Pastaj në vitin 2020, Furi ende dominues, dhe në fakt ai e mbylli ndeshjen në raundin e shtatë. Tani rekordi i tij është 31 fitore në 32 duele.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"