Boks/ Krasniqi “fiton” duelin e parë, rivalit s’i mbajnë nervat (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2016 | 18:47

Boks/ Krasniqi “fiton” duelin e parë, rivalit s’i mbajnë nervat (VIDEO)

Nuk kanë munguar tensionet dhe incidentet në takimin mes dy rivalëve Haxhi Krasniqit dhe Jurgen Dobersteinit. Gjatë prezantimit dhe matjeve zyrtare, të dy boksierët kanë pasur edhe një kontakt fizik mes tyre.

Untitled-2Fillimisht, boksieri kazak me nënshtetësi gjermane shtyu me duar Krasniqin, ndërsa ky i fundit ishte gati të reagonte, por më pas ndërhynë shoqëruesit e tyre duke i ndarë.

Boksieri i njohur nga Kosova do të përballet pasditen e së premtes (ora 19:00) me rivalin e tij në Saarbrucken për titujt ‘WBA Inter-Continental’ dhe ‘WBO Inter-Continental’, në kategorinë super të mesme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"