Boks/ Historike! Kuba përmbys vendimin e Kastros dhe rikthen boksin profesionist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2022 | 21:35

Boks/ Historike! Kuba përmbys vendimin e Kastros dhe rikthen boksin profesionist

Boksi profesionist është rikthyer zyrtarisht si sport zyrtar në Kuba, pas ndalimit të tij nga ana e ish-presidentit të vendit, Fidel Kastro në vitin 1962.

KUBA

Ka qenë vetë Federata Kubane e Boksit që ka njoftuar këtë arritje historike, duke përmendur dhe muajin maj, si kohën kur Kuba mund të rikthehet zyrtarisht në boksin profesionist.

“ Tre vite e gjysmë mes analizash të detajuara, na lejojnë sot të shpallim rikthimin e boksit si sport zyrtar në Kuba, me miratimin e përgjegjësit të sporteve në vend dhe Federatës Kubane të Boksit.

Ne do të mbështesim progresin e boksierëve të rinj duke i mundësuar atyre trajnim dhe kushte optimale, për të siguruar ngritjen e standardit të boksit kuban në arenën ndërkombëtare.

Ne kemi parashikuar një turne mes 6 boksierëve kryesorë te vendit në muajin maj, si evenimenti që do të shënojë rikthimin zyrtar të boksit në vend.”, u shpreh Alberto Puig, presidenti i Federatës Kubane të Boksit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"