BOKS/ Haxhi Krasniqi, duel në stadiumin e Prishtinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2023 | 19:38

BOKS/ Haxhi Krasniqi, duel në stadiumin e Prishtinës

Boksieri i njohur kosovar, Haxhi Krasniqi, ka njoftuar se do të ndeshet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. haxhi-krasniqi-me-mesazh-besa-besegjermani-habit-se-cfare-thote_5f6a4683713b9

36-vjeçari e ka dhënë lajmin për fansat me anë të një postimi të bërë në “Instagram”, teksa shfaqet në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, ndërsa tregon se do të ndeshet këtë verë më datën 5 gusht: “Miq të dashur, duket se dita jonë po ofron, një ëndërr e madhe e imja, besoj edhe e secilit prej jush, ka nisur jetësimin e saj. Dita për të boksuar në vendin tim, para popullit tim të dashur, po afron. Sot po e bëj publike punën tonë lidhur me këtë organizim, për të cilin janë mbledhur bashkëpunëtorët më të denjë të kësaj fushe, që më datë 5 gusht, të kësaj vere, unë t’u dhuroj të gjithë përkrahësve, Prishtinës dhe vendit tim, Kosovës, natën e paharruar të boksit profesionist ndërkombëtar, në stadiumin e kryeqytetit, “Fadil Vokrri”, ka deklaruar Haxhi “Robin” Krasniqi, i cili nuk e ka zbuluar emrin e kundërshtari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"