BOKS/ Fansat të çmendur pas ndeshjes Fjuri-Uajt, numër rekord spektatorësh në “Wembley”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2022 | 19:50

BOKS/ Fansat të çmendur pas ndeshjes Fjuri-Uajt, numër rekord spektatorësh në “Wembley”

Ndeshja mes Tajson Fjurit dhe Dilan Uajt pritet të jetë një ndër përballjet më spektakolare të historisë së boksit botëror. Fansat pritet që t’i shtojnë emocionet e kësaj sfide, me një “Wembley” që do të jetë i tejmbushur.

Capture

94 mijë spektator pritet të jenë të pranishëm në mitikun anglez, në ndeshjen e të shtunës ku mes dy boksierëve me famë botërore do të diskutohet titulli i peshave të rënda WBC.

Duke parë të shkuarën e dy boksierëve në ring dhe stilet e tyre të luftimit, të pranishmit në sallë si dhe spektatorët në shtëpi mund të presin një spektakël të vërtetë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"