BOKS/ Dueli kundër Holifildit, Tajson refuzon 25 milionë dollarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2021 | 16:28

BOKS/ Dueli kundër Holifildit, Tajson refuzon 25 milionë dollarë

Muajt e fundit kanë qarkulluar shumë zëra për një tjetër duel mes dy legjendave të boksit botëror, si Majk Tajson (54 vjeç) dhe Evandër Holifild (58 vjeç), që do të ishte përballja e tretë mes tyre. Megjithatë, për momentin një sfidë e tillë duket larg, pasi nuk është në program.

Mike-Tyson-vs-Evander-Holyfield

Stafi i Holifildit, nëpërmjet një deklarate për mediat, ka bërë të ditur sa Majk Tajson ka refuzuar një ofertë prej 25 milionë dollarësh për t’u përballur me Holifildin. Qëllimi ishte që Holifild dhe Tajson të duelonin për herë të tretë mes tyre më 29 maj, në Majami, teksa për këtë event menaxheri i Holifildit deklaroi: “Mendonim se kishim një marrëveshje dhe se gjithçka ishte e mbyllur, por më pas stafi i Tajsonit refuzoi gjithçka”.

Siç dihet, dy boksierët kanë dueluar dy herë më parë mes tyre. Në vitin 1996, Holifild fitoi me KO teknik në raundin e 11-të, por në mendjen e të gjithëve ka mbetur dueli i dytë. Një vit më vonë, në 1997-ën, Majku “i hekurt” i kafshoi veshin e Holifildit dhe u skualifikua. Disa kohë më parë Tajson kishte njoftuar ndërprerjen e marrëdhënieve me kompaninë “Triller”, e cila kishte organizuar duelin e mbajtur në nëntor kundër Roi Xhonsit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"