Bojom do 17 mijë euro nga Luftëtari, klubi: Nuk është vendim i FIFA-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2018 | 15:02

Bojom do 17 mijë euro nga Luftëtari, klubi: Nuk është vendim i FIFA-s

Arkat e klubit gjirokastrit, do të mbushen me shifra të majme pas përfitimit nga shitja e Kristal Abazaj te Anderlehti. Megjithatë një lajm aspak i mirë ka mbërritur në zyrat e klubit. Ish-lojtari i Luftëtarit, Edi Bojom, pretendon se ka fituar gjyqin në FIFA dhe tashmë klubi gjirokastrit i detyrohet 17 mijë euro.

bojom
Mbrojtësi pretendon se e ka fituar këtë gjyq që në muajin shkurt dhe Luftëtari nuk i ka kryer pagesën. Por te klubi gjirokastrit me sa duket janë të qetë. Në një prononcim për “Panorama Sport”, zëdhënsi për shtyp i bluzinjve, Rigels Malile, hedh  dritë mbi këtë çështje duke treguar, se janë vetë pretendime të lojtarit dhe nuk ka asnjë vendim nga FIFA.

“Nuk janë të vërteta lajmet që Luftëtari ka humbur gjyqin në FIFA me Bojom. Ato janë pretendime të futbollistit dhe nuk ka asnjë vendim zyrtar nga FIFA”, tregon Mamile për “Panorama Sport”. “Të vetmin gjyq që kemi humbur në FIFA është ai me Milinkoviçin. Të tjerat nuk janë të vërteta”, shton zëdhënsi për shtyp i Luftëtarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"