Bojkoti rikthen Partizanin në Ohër, tani “demat” sytë nga të rinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2020 | 16:48

Bojkoti rikthen Partizanin në Ohër, tani “demat” sytë nga të rinjtë

Partizani nuk ka mundësi të bëjë merkato, por për të përmbushur sadopak “gropën” e krijuar, drejtuesit e klubit po tregohen të pakursyer që ekipi në drejtimin e trajnerit Ilir Daja të ketë kushte sa më të mira stërvitore. Bojkoti që i kanë bërë 10 klubet e Superiores fillimit të kampionatit vë disa pikëpyetje mbi startin e sezonit. Ndaj, për të qenë larg amullisë që po krijohet në vend, si dhe që ekipi të ketë kushte të favorshme stërvitore është parë e udhës që Partizani të rikthehet sërish në Ohër, ku për dy javë zhvilloi fazën intensive përgatitore.
Partizani
Me këtë zhvendosje stafi teknik do ta ketë më në kontroll ekipin, pasi do të jetë i grumbulluar dhe do të ketë më shumë kohë për trajnerin Daja për të aplikuar filozofinë dhe idetë e tij te skuadra, por edhe për të përmirësuar përshtatjen e disa lojtarëve në rolet ku kanë nevojë. Çdo e keqe ka edhe një të mirë nga pas, por që duhet ditur si të shfrytëzohet. Pamundësia për të afruar lojtarë në merkato u jep shansin disa futbollistëve të rinj që të rrëmbejnë skenën dhe të tregojnë aftësitë e tyre. Këtij grupi lojtarësh trajneri Daja ua ka bërë të qartë me kohë se ai nuk dhuron fanella, ndaj ata duhet të punojnë shumë që ta rrëmbejnë me meritë. Në situatën aktuale katër janë futbollistët e rinj që mund të përfitojnë personalisht, por edhe që mund të përmbushin pamundësitë e klubit për të bërë afrime.
download
Surprizë parashikohet të jetë sulmuesi Franc Marinaj. 18- vjeçari pritet të shpërthejë me trajnerin Daja dhe shkëndijat i ka dhënë gjatë kësaj periudhe përgatitore, ku ka shënuar edhe golin e fitores në miqësoren me Pogradecin.
besnik ferati
Besnik Ferati, 20 vjeç, mund të riparojë ekranin që ka nevojë trajneri Daja.
gimi
Agim Dajçi, një tjetër 20-vjeçar, shikohet si një alternativë me peshë në qendër të mbrojtjes, shans të cilin duhet ta shfrytëzojë.
unnamed
Eneid Kodra, 20 vjeç, ka sezonin e tretë me ekipin e parë, por me Dajën mund të shpërthejë në qendër të mbrojtjes, ndonëse kur ka pasur hapësirë ka luajtur në mesfushë. Ky sezon mbetet një “okazion” i hapur edhe për të rinj të tjerë të klubit, në rast se ata do të dinë ta shfrytëzojnë në vijim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"