“Bojkoti një idiotësi, Kokëdhima nuk e di çfarë kërkon”, Sinan Idrizi: S’dua skuadër siç i nxjerrin kampionë në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2020 | 23:53

“Bojkoti një idiotësi, Kokëdhima nuk e di çfarë kërkon”, Sinan Idrizi: S’dua skuadër siç i nxjerrin kampionë në Shqipëri

Sinan Idrizi është shprehur se bojkoti i kampionatit është një idiotësi, duke shtuar se në rast se Flamurtari do të ishte në Superiore do të kishte zbritur në fushë. Në një lidhje direkte për emisionin “Sport Time”, administratori i Flamurtari është shprehur se presidentët e Superiores nuk e dinë se çfarë po kërkojnë.

IDRIZI RAMA

“Nëse ne flasim për ligjin e sponsorizimit, i cili është i interpretuar keq, pasi ai ekziston prej disa vitesh në Shqipëri.  Nëse ne e ndërtojmë kapitalizmin nga themelet në sport, atëherë zgjidhja do të jetë. Këta nuk e kanë të qartë se çfarë kërkojnë. Pyesni Kokëdhimën se çfarë kërkon në këtë që po bën. Nëse unë do isha në Superiore do të kisha dalë në fushë. unëjkur kam ardhur në Shqipëri për të investuar për sportin, pashë këtu një situatë shumë të  vështirë. Kam parë që shumë klube nuk paguanin taka në shtet, por paguanin arbitrat dhe lojtarë kundërshtarë.

Rama po na krijon mundësinë që të bëjmë llogaritë tona. Ne duhet të bëjmë llogaritë për të ardhmen në sport. Ministria e Financave ka bërë një propozim për ligjin e sponsorzimit, hajde ta flasim. Marrëdhënia që kam me Ramën, nuk ndikohet nga sporti. Nëse ka një njeri që e do ligjin e sportit ai është Edi Rama.

Ne nuk kemi ekonomi sportesh. Shkojmë te pallati i sportit në Vlorë, femrat që marrin kupën, nuk kanë ujë të lahen. E gjitha bëhet nga Bashkia. Kjo nuk ndodh, për shkak se ato që duhen investuar aty, ata i japin rroga. Unë kam votuar kundër Dukës dhe do vazhdoj ta bëj, por nuk e kam puthur.

Unë nuk e di si do shkojë situata. Nuk kam mend për të dhënë këshilla. Për mua bojkoti është një idiotësi. Të jeni i sigurt që ligji i sportit që do ndërtojë Rama do jetë shumë herë më i mirë se ky që po kërkojnë këta tani.

Flasim për ligj të sportit dhe asnjë nga ata zotërinjtë nuk sqarojnë çfarë kërkojnë. Më ka ardhur inat për një gjë, kur “Panorama Sport”, shkruante se Flamurtari deklaronte më shumë rroga të paguara, ndërsa klubi kampion i Shqipërisë deklaronte sa 1/10 jonë.

Unë dua të filloj një projekt. Flamurtari i vetmi klub shqiptar që nuk ka fusha. Edhe një që është aktualisht nuk investoj dot aty. Nëse doni të krijojmë një ekip ët mirë atëherë hajde ta bëjmë sipas ligjeve, nëse krijohet një ekip për kampion, ashtu siç i nxjerrin në Shqipëri, atëherë nuk e dua.”, u shpreh Idrizi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"