Bojkoti i Superiores, plan anglez për të rifilluar ose sezoni “hidhet në erë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 12:42

Bojkoti i Superiores, plan anglez për të rifilluar ose sezoni “hidhet në erë”

Të dielën e 27 shtatorit do të duhet të luhej java e tretë e Kategorisë Superiore. “Do të” për vetë bojkotin që dje u deklarua me vendosmëri nga Liga që vijon deri në momentin kur qeveria, me vullnetin dhe vendosmërinë e kryeministrit, të miratojë katër kërkesat e radhitura tashmë prej javësh.

bojkoti666

Ndërsa javët po kalojnë, e bashkë me to edhe datat e përcaktuara në plan dhe kalendari i ndërtuar nga FSHF, po “shtrëngohet laku” për përfundimin e një edicioni që dihet se kur duhet mbyllur, për vetë zhvillimin e Europianit, por ende nuk ka nisur zyrtarisht. Bojkoti javë pas jave po e dërgon futbollin dhe garën që do të zhvillohet deri në skenarë ekstremë. Së pari, një nga skenarët më afatshkurtër është ai i një futbolli të bazuar në modelin anglez.

Do të nisë të luhet dhe për mungesë të datave të lira në dispozicion, klubet dhe futbolli shqiptar do t’i ngjajë atij anglez, kur do të mund të luhet edhe në periudhën e festave, Krishtlindje apo festa e ndërrimit të viteve. Ndryshe nga sa ka ndodhur vazhdimisht në vendin tonë, që fundi i muajit dhjetor dhe fillimi i janarit është shfrytëzuar për periudhë pushimesh apo edhe fazë përgatitore dimërore të ekipeve të futbollit.

Mirëpo, nëse javët do të kalojnë së tepërmi dhe klubet nuk do të gjejnë dakordësi dhe miratim nga qeveria për kërkesat e tyre, atëherë mund të kalohet në diskutimin e një skenari ekstrem. Të një skenari që të hedhë në erë këtë sezon, duke mos e nisur fare me vetëdijen se mund të ketë edhe pasoja nga UEFA. Kjo, vetëm e vetëm që situata në futboll të marrë shinat e duhura ligjore që të ndryshojë njëherë e mirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"