Bojkoti i Superiores/ Fidel Ylli premtoi zgjidhje, por hendeku është thelluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2021 | 20:55

Bojkoti i Superiores/ Fidel Ylli premtoi zgjidhje, por hendeku është thelluar

Fidel Ylli ishte negociatori i ngarkuar nga qeveria vitin e kaluar për të biseduar me klubet e futbollit dhe për të arritur një marrëveshje ku do t’i jepej fund bojkotit. Pas 2 muajsh bojkot rinisi kampionati, por sërish u gjendën “arsye” nga ana e qeverisë që të mos plotësohej asnjë nga kërkesat e klubeve të futbollit.

fidel-ylli-1-725x450-1

Asokohe Fidel Ylli ishte deputet i PS-së, ndërsa sot është president i KOKSH-it. Në atë periudhë ai të paktën ulej me Dukën ose zëvendësin e tij, Libohovën, qoftë edhe në prapaskenë, ndërsa sot është në përplasje të hapur me Federatën Shqiptare të Futbollit. Madje, kjo e fundit as nuk i njeh zgjedhjet e fundit në KOKSH dhe i bojkotoi ato. Pra, ka pasur progres, por për thellimin e përçarjeve dhe jo për të gjetur një zgjidhje për sportin.

Të dyja palët, janë dakord që ndryshimet në ligj duhen, por asgjë nuk ndryshon. Sporti në Shqipëri është në moment të vështirë, sepse ata që investojnë nuk marrin pothuajse asgjë mbrapsht, ndërsa bizneset që kanë ndonjë dëshirë të investojnë, shohin se terreni është i papërshtatshëm për shkak të ligjit. Madje, as me Kosovën nuk krahasohemi dot. Konkluzioni në fund fare është: qeveria premton, por nuk i bën ndryshimet.

Klubet sillen si të pavarura dhe bëjnë presion, por kjo ndodh sa herë i shkrepet Dukës, ndërsa KOKSH-i bën takime të rëndësishme me përfaqësues të Sri Lankës për zhvillimin e mëtejshëm të sportit. Më mirë nuk bëhet…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"