Bojkoti i kampionatit, reagon presidenti Meta: Futbolli krenari kombëtare, i bëj thirrje qeverisë t’i rikthejë frymëmarrjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 20:23

Bojkoti i kampionatit, reagon presidenti Meta: Futbolli krenari kombëtare, i bëj thirrje qeverisë t’i rikthejë frymëmarrjen

“BOJKOT” është kryefjala e futbollit shqiptar në këto 2 javë. Liga Profesioniste në bashkëpunim me presidentët e klubeve të Superiores si dhe FSHF-në, morën këtë vendim ekstrem për shkak të krizës tepër të thellë financiare, teksa kërkojnë ndihmë nga shteti për plotësimin e 4 pikave, që do t’i jepnin frymëmarrje futbollit shqiptar.

ilir-meta-675x450

Në këtë çështje delikate, është përfshirë edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, i ka bërë thirrje qeverisë që përmes dialogut bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të angazhohet për t’i rikthyer frymëmarrje futbollit shqiptar.

POSTIMI I PRESIDENTIT META:

Kriza e thellë kushtetuese, institucionale dhe përfaqësuese po përshkallëzohet në përmasa shqetësuese në të gjithë sektorët.

Futbolli shqiptar, krenaria jonë kombëtare, prej javësh ndodhet në një ngërç, për shkak të vendimit për shtyrjen e datës së fillimit të kampionatit të Kategorisë Superiore, sezoni 2020 / 2021, që duket se do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar në mungesë të vullnetit për gjetjen e një zgjidhjeje të menjëhershme.

I njohur me kërkesat e drejta të Ligës Profesioniste të Futbollit, i bëj thirrje qeverisë që përmes dialogut, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të angazhohet për t’i rikthyer frymëmarrjen futbollit shqiptar, që ka kohë që ndodhet në vështirësi dhe sot kërkon vëmendje e mbështetje nëpërmjet një baze të sigurt ligjor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"