Bojkoti i kampionatit, presidenti Kokëdhima: Premtimet e qeverisë kanë qenë gënjeshtra dhe mashtrime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2020 | 23:03

Bojkoti i kampionatit, presidenti Kokëdhima: Premtimet e qeverisë kanë qenë gënjeshtra dhe mashtrime

Pas ndeshjes, presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, u shpreh i kënaqur nga reagimi i ekipit në këtë miqësore. Për “Panorama Sport” ai theksoi:

koco

“Mendoj se Apolonia është e përgatitur për Superioren dhe kampionatin e ardhshëm do t’i përmbushë me sukses objektivat e saj. Sot (dje) më pëlqyen lojtarët, më pëlqeu loja. U provuan edhe disa lojtarë të rinj. Në përgjithësi jam i kënaqur nga kjo që pashë sot (dje). Mendoj se jemi në rrugën e duhur dhe besoj se do t’i përmbushim detyrat”. Kokëdhima më tej u ndal edhe te protestat e Ligës Profesioniste:

“Është e detyrueshme kjo që po bëjnë klubet e Superiores, pasi është e pamundur të vazhdojë në mënyrë të ligjshme dhe të begatë aktiviteti i futbollist në Shqipëri me këtë kuadër ligjor dhe me këtë mbështetje totalisht të munguar që vjen për faj të politikave të qeverisë.

Koco-Kokedhima-659x365

Është diskutuar dhe premtuar nga qeveria, por shpesh premtimet kanë qenë gënjeshtra dhe mashtrime. Ne do t’ia bëjmë shumë të qartë opinionit publik që këta nuk duan të bëjnë asgjë të mirë për të rregulluar dhe për të bërë funksional tregun e futbollit. Nuk kanë asnjë qëllim të sinqertë që të vendosin zbatimin e ligjit në biznesin e futbollit”, përfundon Kokëdhima.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"