Bojkoti i kampionatit ndryshon formatin e Kupës së Shqipërisë, ja çfarë do të ndodhë në 2 turet e para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2020 | 23:28

Bojkoti i kampionatit ndryshon formatin e Kupës së Shqipërisë, ja çfarë do të ndodhë në 2 turet e para

Nëse kampionati do të niste më 12 shtator, sot do të luhej java e 7-të e Kategorisë Superiore.

Kupa e SHQIPERISE

Me shpresën se futbolli do të rikthehet javën tjetër, sektori i garave në FSHF po mundohet të ribëjë kalendarin, i cili do të jetë shumë i ngjeshur deri në fund të muajit maj 2021, kur dhe duhet të mbyllen të gjitha aktivitetet, duke qenë se në qershor të vitit të ardhshëm do të zhvillohet kampionati Europian. Mirëpo, në mes është edhe Kupa e Shqipërisë dhe për këtë FSHF ka gati zgjidhjen pas konsultimit me klubet.

“Panorama Sport” mëson se për të evituar disi ngjeshjen e kalendarit, dy turet e para të Kupës pritet të bëhen me ndeshje teke. Pra, jo me sistem vajtje-ardhje siç bëhet zakonisht. Më pas me këtë sistem do të vazhdohet duke filluar nga turi i tretë. Megjithatë, vendimi nuk është marrë ende zyrtarisht nga FSHF.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"