“Bojkot për të gjithë sezonin”, Koço Kokëdhima: Do t’i nxjerrim futbollistët të luajnë para kryeministrisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2020 | 17:39

“Bojkot për të gjithë sezonin”, Koço Kokëdhima: Do t’i nxjerrim futbollistët të luajnë para kryeministrisë

Presidenti i Apolonisë Koço Kokëdhima akuzoi qeverinë shqiptare për gjendjen ekonomike të futbollit shqiptar.
koco
Në studion e emisionit “Proçesi Sportiv” në “Top Channel”, kreu i klubit fierak shtoi gjithashtu se takimi i 9 presidentëve të klubeve të Kategorisë Superiore nuk është nxitur nga FSHF-ja, por ishte një takim krejtësisht i natyrshëm.

Ai bëri me dije se qeveria aktuale i intereson ta mbajë tregun e futbollit të paformalizuar dhe të varfër.
Presidentet e FSHF-se ne Minsk

“Dua të bëj dy korigjime të vogla te kronika. Nuk është e vërtetë që mbledhjen e përfaqësuesve të klubeve të ligës profesioniste e ka inicuar federata e futbollit. Ne e kemi ftuar federatën që të jetë prezente, po ashtu dhe qeverinë. Së dyti, këto kërkesa  nuk i kemi hartuar në Bjellorusi. I kemi bërë publike në Tiranë një muaj e gjysmë përpara. Vendmi për bojkot është marrë 5 javë para. E kam shpjeguar dhe në media. Ishte një takim i natyrshëm për të disktuar aksionin që ka nisur javë përpara. Dua të sjell disa gjëra me rëndësi. I patë deklaratat e kryeministrit, në të cilat ka disa të vërteta dramatike, ku thotë se nuk duam të futemi sparkatë në operatoët e futbollit,sepse i bie ta mbyllim futbollin. Kjo është e vërtetë e tyre. Qeveria është përgjegjëse për këtë situatë. Apolonia do rregullojë ligjet, do të detyrojë klubet e tjera të zbatojnë ligjet? Kush do ta bëjë ‘fair-play’ financiar, kush do të vendosë barazi, drejtësi në kushte të barabarta të përgjigjemi njësoj para ligjit, tatimeve, transparencës, para lojtavë, kush e rregullon? E rregullon vetëm qeveria, sepse qeveria është rregullator i tregut, këta e kanë shkatërruar me vetëdije sepse nuk duan që ky treg të mos i jetë i rregulluar dhe i begatë, por e mban në të zezë, të mjerë dhe të varfër”, deklaroi presidenti i Apolonisë Koço Kokëdhima.
6b99f90f053b8307c857d9cf59a95983_L
Në vazhdim të emisionit, biznesmeni Kokëdhima u shpreh se qeveria nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e mbledhjes së vitit të kaluar me FSHF-në dhe klubet e futbollit shqiptar. Ai shtoi se do të bojkotohet i gjithë sezoni futbollistik, madje theksoi se në formë proteste, futbollistët do të luajnë para kryeministrisë.

“Futbolli është parë si një mundësi trafikimi, si një mundësi që bëjnë politikë edhe politikanët e mëdhenj, edhe politikanët e provincave? Ne kemi formuluar katër kërkesa elementare. E dëgjuat Kryeministrin në marsin e vitit të kaluar? Ka thënë që TVSH ta bëjmë 6%. Në të vërtetë, edhe pse deklaroi se do ta bëjmë për 100 ditë, nuk e bëri kurrë. Nuk ka lidhje me pandeminë, ka lidhje me vullnetin, ka lidhje me faktin këta bëjnë vetëm mashtrime, vetëm gënjeshtra, asgjë reale. Ai e inicioi atë tavolinë për propagandë, tre muaj përpara zgjedhjeve. Unë i kam deklaruar edhe presidentëve të futbollit edhe të FSHF që atëherë që e organizuar tryezën se asnjë masë reale nuk do merret.
IMG-20200805-WA0004

Janë kërkesa elementare që vënë në sprovë vullnetin e një qeverie. Ne i kërkojmë qeverisë: 1. Ndryshime në ligjin për sponsorizimet, zbritje nga tatim-fitimi. Ligji për sponsorizimin në çdo vend të kontinentin ka dy aspekte por unë po qëndroj vetëm të njëri aspekt: Sponsorizimi i klubeve dhe projekteve në futboll bëhet nga tatim-fitimi. Hungaria e ka ligjin 80% e tatim fitimit. Nga tatim fitimi, ky buxhet është buxhet që mund të lëvrohet në tregun e futbollit që mund të përdoret për infrastrukturë, që mund të përdoret për fusha, që mund të përdoret për palestra, për projekte të tjera, për akademitë, për profesorët që marrin moshat.

Qeveria i ka braktisur përgjegjësitë e veta. Tani i thonë Redi Jupit, paguaj ti zotëri që të edukohen fëmijët e Tiranës, i thonë Alban Bushit, paguaj ti që të bësh edhe fushat, edhe ndriçimin, edhe impiantet, bëj gjithçka, vendos dhe trajnerë, bëji ti të gjitha se qeveria nuk ka lekë për ju. 700 mijë euro ka qeveria e Shqipërisë për sportet. Kanë braktisur çdo gjë. Kur bëhet fjalë për futboll, bëhet fjalë për edukimin e gjeneratave të tëra. Sidomos sa peshë ka tani edukimi kur sistemet e edukimit në Shqipëri janë shpartalluar të gjitha për këto politika. Për 1800 banorë ka shumë vende në Europë që kanë një fushë futbolli, po sa fusha futbolli ka Shqipëria? Për 100 mijë banorë ka një fushë futbolli.
mbledhja fshf

6 % TVSH thotë ai e kam bërë dhe për sektorë të tjerë që kanë rëndësi, turizmi ose bujqësia. A do bëhet kampionati i Superiores? 5 klube të Superiores janë të mbytura sot, nuk mund të bëjnë kampionat. Vetëm nën qeverisjen e këtij zotërisë, sepse ky thotë unë po mbyll sytë se nuk dua të shoh se çfarë jeni ju. Këto janë klube që nuk paguajnë taksa, detyrime, tatime, sigurime e shtetit dhe do vijnë të konkurojnë me këto 5 klubet e tjera. Po me çfarë do konkurojnë këta? Çfarë konkurence është kjo? Çfarë gare, çfarë barazie loje është kjo? Nuk është. Dhe ne i themi që të falë gjobat dhe kamatvonesat, jo detyrimet tatimore, sepse këta të tjerët që kanë paguar nuk i ka bërë lopa. Këta kanë paguar dhe duhet të ndihen të respektuar. Dhe ne nuk themi që këta të tjerët të mos paguajnë, por t’i heqin gjobat dhe kamatvonesat dhe skedulohen borxhet dhe vuri me transparencë të plotë të paguajnë paratë një për një ose skualifikoji.

Ne nuk kemi vendosur që të shtyjmë fillimin e kampionatit një javë, por ne faktikisht kemi vendosur që nuk do të përfshihemi në kampionatin e Superiores gjatë këtij sezoni. Nuk do ta fillojmë fare, kjo është një vuajtje e pafundme. Kjo është një histori mashtrimesh të pafundme. Kjo histori do të marrë fund një ditë. Palët duhet të marrin përgjegjësitë e tyre, të gjitha palët. Kemi vendosur që të dalim edhe në rrugë dhe do dalim t’i nxjerrim gjithë futbollistët me uniforma t’i bëjnë ndeshjet përpara kryeministrisë, do t’i bëjmë lajm botëror. Do t’i tregojmë botës të vërtetat e këtij pushteti që nuk dëgjon, që ndihet pronar, këta e kujtojnë buxhetin pronë të tyre personale. Shqipërinë e kanë pronë personale”, u shpreh presidenti i Apolonisë Koço Kokëdhima.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"