Bohli vazhdon spastrimet nga Çelsi, presidenti amerikan i “Bluve” kësaj radhe shkarkon…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2022 | 14:38

Bohli vazhdon spastrimet nga Çelsi, presidenti amerikan i “Bluve” kësaj radhe shkarkon…

Pronari i ri i Çelsit, Tod Bohli vazhdon që të çmontojë skuadrën dhe tashmë i ka ardhur radha kryefizioterapistit të skuadrës, Tierri Loro, i cili është shkarkuar nga departamenti mjekësor. Bohli ka vendosur të bëjë një revolucion në stafin mjekësor.

4ff5161281f69933

Çelsi i ka dhënë duart Lorosë pas 17 vitesh që ai shërbente në skuadër dhe ai largohet pas shefit të stafit mjekësor, Dr Pako Bioska, i cili shërbeu për 11 vite në “Stamford Bridge”. Loro u informua për vendimin ditën e martë gjatë një thirrjeje të shkurtër në “Zoom”.

Loro firmosi me Çelsin në vitin 2005 dhe erdhi me një përvojë të madhe, ndërsa kishte punuar si fizioterapisti i kombëtares së Francës në qendrën stërvitore “Clairefontaine” për 15 vite.

Ai ishte fizioterapisti i Francës në Lojërat Olimpike 1996 dhe nga viti 1997 deri në 2005, përpara se të rikthehej sërish në këtë detyrë në vitet 2012-‘14.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"