Bogdani vijon “gjuetinë” në Itali, fton mbrojtësin e Kievos

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 8, 2018 | 22:05

Bogdani vijon “gjuetinë” në Itali, fton mbrojtësin e Kievos

Trajneri i Kombëtares U-19, Erjon Bogdani vazhdon gjuetinë në kampionatin italian, teksa së fundmi ka ftuar shqiptarin e Kievos Angelo Ndreca.

ndrecka-750x430

Ndreca është 17-vjeç dhe aktivizohet si mbrojtës i majtë me skuadrën italiane. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, talenti shqiptar ka zbuluar ftesën e Shqipërisë U19 ku dukshëm i emocionuar shkruan: “Çfarë të thuash? Shqipëria në zemër”.

ndrecka-ftesa

Ndreca ka qenë pjesë e Shqipërisë U-17, ndërkohë që tani do të aktivizohet me Kombëtaren e Bogdanit në 2 sfidat miqësore ndaj Rumanisë në datat 18 dhe 20 nëntor.

ndrecka-kunder-juventusit





www.minuta90.com