Bogdani: Luajtëm mirë, por ka ende gabime. Lojtarët tanë edhe për Shpresat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2018 | 17:05

Bogdani: Luajtëm mirë, por ka ende gabime. Lojtarët tanë edhe për Shpresat

Në intervistën për Rtsh pas fitores 1-0 me Kazakistanin, trajneri i Shqipërisë U19, Erjon Bogdani, shprehet se ekipi i tij zhvilloi një lojë të mirë, por gjithsesi gabimet janë të pranishme dhe duhet të rregullojë ende nivelin. Për takimin e radhës, ai u shpreh se do i japë minuta edhe elementëve të tjerë që nuk luajtën shumë sot.

erjon bogdani

Fitore që shpërblehet për lojën e mirë. Dominim në këtë ndeshje.

E vërtetë, zhvilluam një lojë të mirë. Gjithsesi, bëjmë gabime, ndeshjen duhet ta shohim sërish. E rëndësishme është që të zhvillojmë sa më shumë ndeshje miqësore, dhe të ekipi të njihet, për 3 ndeshjet kualifikuese europiane në tetor, me Ukrainën, Norvegjinë dhe Sllovakinë.

Sa i vlejti sot kjo sfidë skuadrës? Çfarë do bëni ndryshe ndeshjen tjetër?

Ndeshjen tjetër do i japim hapësira edhe lojtarëve të tjerë që nuk luajtën shumë sot. Unë kam grumbulluar 26 lojtarë. Do nxjerrim konkluzionet tona. Ndeshjet miqësore shërbejnë që lojtarët të tregojnë veten.

Janë ndryshuar shumë elementë në listë?

Nuk është e vërtetë, pasi lojtarët që ishin titullarë sot, kanë qenë edhe vjet. Çdo vit ndryshohet ditëlindja. Kumbulla, Gjerko, apo Pasha e Nexha, kanë qenë lojtarë të vitit 2000. Unë po i jap edhe vazhdimësi këtyre lojtarëve, që të tregojnë veten.

A kemi objektiv Elite Round?

Patjetër, vjet e kishim të vështirë. Tani ka konkurrencë brena ekipit, ka elementë cilësorë. Ata duhet të tregojnë veten edhe tek ekipet ku lozin, që të marrin minuta në këmbë. Sa më shumë miqësore, aq më mirë.

A ka elementë cilësorë për Shpresat apo ekipin A?

Ka shumë elementë. Nuk dua të përmend emra, por ka shumë lojtarë cilësore. Edhe pse janë të ditëlindjes 2000, po e tregojnë veten dhe në ekipet e tyre, shumica lozin në Itali, pa diskutim që janë alternativa të mira edhe për Shpresat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"