Bogdani kopjon De Biazin, letër motivuese për lojtarët e Kombëtares U-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2017 | 10:20

Bogdani kopjon De Biazin, letër motivuese për lojtarët e Kombëtares U-19

Ecuria e mirë e Kombëtares U-19, në turneun “Lacio Cup” e ka impresionuar trajnerin Erjon Bogdani, i cili ka zgjedhur t’i falenderojë nëpërmjet një letre motivuese lojtarët e tij për pasionin, impenjimin dhe gjithçka që kanë dhënë në fushën e lojës gjatë këtij turneu.de biazi bogdani

Letra e Bogdanit është e ngjashme me letrat motivuese që trajneri Xhani De Biazi i dërgonte lojtarëve të Kombëtares. Kjo formë e zgjedhur nga trajnerët, ndihmon për ta mbajtur grupin sa më të bashkuar dhe për t’i karikuar lojtarët.

LETRA E BOGDANIT:

Letra Bogdani

 

Cassino, ora 1:37

27-5-2017

ÇUNA!

Para 4 ditësh kur filluam grumbullimin njihesha vetëm me disa prej jush. Nuk ishim akoma SKUADËR por një GRUP i bashkuar rreth një objektivi të përbashkët, të cilin i ‘ua thashë që ditën e parë kur filloi grumbullimi…Ditë mbas dite, duke u njohur më shumë me njëri-tjetrin, pashë që të gjithë kishit të njëjtin objektiv. Pavarësisht se e shfaqnit në mënyra të ndryshme, vija re tek shikimet tuaja pasionin, impenjimin, energjinë dhe papritur ajo që në fillim ishte thjesht një iluzion nuk ishte më e tillë. Ajo që për të gjithë ne ishte një ëndërr po bëhej realitet.

ÇUNA, ERDHI DITA JONË!

Futbolli dhuron shumë emocione dhe dje kur po ktheheshim me autobusin u emocionova shumë. Ju falënderoj shumë për këtë. Ishte pikërisht ky momenti ku kuptova që ai GRUP I BASHKUAR ishte kthyer në një SKUADËR SOLIDE…

BASHKË JEMI TE PATHYESHËM!

ËNDRRA JONË VAZHDON!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"