Bogdani komenton Kombëtaren: Panuçi po provon emra të rinj, por nëse nuk e bindin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2018 | 15:49

Bogdani komenton Kombëtaren: Panuçi po provon emra të rinj, por nëse nuk e bindin…

Trajneri i Shqipërisë U-19, Erjon Bogdani, i ftuar në Rtsh, foli për ekipin e parë Kombëtar, para ndeshjes miqësore me Ukrainën. Ai tha se ndaj Kosovës ekipi nuk funksionoi, por Panuçi po provon lojtarë të rinj, që të ketë një ekip gati për eliminatoret.

bogdani

Është e vërtetë, nuk kemi luajtur mirë me Kosovën, dhe të gjithë shpresojmë që ndaj Ukrainës të japim maksimumin, pasi është ndeshja e fundit para kualifikueseve. Këto ndeshje miqësore i shërbejnë trajnerit të shohë lojtarët nga afër. Në shtator, më pas do ketë një ide të qartë për lojtarët e rinj por edhe për ato që ka pasur, për ndeshjet eliminatore.

Trajneri i ka ndjekur edhe në klubet e veta lojtarët e rinj, dhe përderisa i ka marrë, beson tek to. Mundësia më e mirë është që t’i shohë në këto miqësore.

Sulmi – Është e vërtetë që mungon goli te Shqipëria. Me Kosovën nuk luajtëm mirë si grup, qarkullimi i topit ishte i ngadaltë. Nëse nuk bëjmë gjuajtje në portë, goli vjen me vështirësi. Me Kosovën e pashë skuadrën në vështirësi. Me Norvegjinë, i jap të drejtë Panuçit pasi shumë lojtarë në atë periudhë nuk luanin me skuadrat e tyre. Një ekip si Norvegjia nuk është surprizë. Panuçi e njeh shumë mirë edhe Agollin, dhe tani po provon lojtarë të rinj. Por jam i sigurt se nëse këto lojtarë të rinj nuk i japin garanci, Ansi do jetë në grupin e ekipit kombëtar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"