Bogdani: Kemi 9 lojtarë më të vegjël se rivalët, pretendojmë të kualifikohemi vitin tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2017 | 13:34

Bogdani: Kemi 9 lojtarë më të vegjël se rivalët, pretendojmë të kualifikohemi vitin tjetër

Trajneri i kombëtares shqiptare U-19, Erjon Bogdani, tregon se synimi i ekipit të tij në kualifikueset e Kampionatit Europian do të jetë një paraqitje sa më pozitive. Në konferencën për shtyp ku prezantoi listën e futbollistëve të grumbulluar, ai tha se kualifikimi do të synohet në edicionin e ardhshëm.

erjon-bodgani-658x370

Për objektivin

“Para një viti kemi deklaruar si objektiv të nxjerrim sa më shumë lojtarë për ekipin U 21 dhe Kombëtaren e madhe. Objektivi në këto 3 ndeshje është të japim maksimumin dhe më pas të shohim si jemi paraqitur.

Kemi në grup 3 skuadra të forta, pasi Ukraina dhe Norvegjia kanë qenë mes 8 më të mirave në Europë, megjithatë kemi diçka pozitive në listë pasi janë 9 lojtarë të vitit 2000 që do prezantohen mirë por janë më të vegjël se lojtarët e rivalëve. Këto lojtarë do të jenë baza për vitin tjetër në të cilin pretendojmë të prezantohemi më mirë dhe të kualifikohemi.”

Për zgjedhjet e lojtarëve

“Grupi dhe baza e skuadrës ishte ajo që u pa në miqësoret me Gjeorgjinë, është e rëndësishme që ekipi të njihet me njëri-tjetrin. Kam vëzhguar këta lojtarë dhe më kanë dhënë garanci sepse kemi fituar një turne për datëlindjen 1999 dhe kemi bërë dy ndeshje të mira kundër Gjeorgjisë.”

Për ndeshjet e kombëtares A kundër Spanjës dhe Italisë

“Me Italinë mund të marrim një rezultat pozitiv, ndërsa me Spanjën e shoh të vështirë pasi janë një ekip shumë i mirë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"