Bogdani: Kam kujtime të bukur në duelet ndaj Lacios, Strakosha po bën kampionat të shkëlqyer

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2018 | 20:56

Bogdani: Kam kujtime të bukur në duelet ndaj Lacios, Strakosha po bën kampionat të shkëlqyer

Kampionati italian do të mbyllë periudhën e pushimeve këtë fundjavë, teksa do të luhen ndeshjet e javës së 21. Një ndër duelet është edhe ai mes Lacios dhe Kievos. Erjon Bogdani, ish-sulmues i cili ka luajtur më parë me ekipin e Kievos, ka folur për këtë ndeshje për mediat italiane, teksa nuk ka harruar pa komentuar as formën e treguar nga Strakosha.

Erjon Bogdani

“Do të jetë një ndeshje e bukur. Të luash në Olimpiko është gjithmonë emocionuese. Më kujtohet një gol i veçantë që shënova pasi hyra në fushë nga pankina, duke zhbllokuar ndeshjen. Kam kujtime të mira në duelet ndaj Lacios.

Bogu

Strakosha? Jam shumë i lumtur për paraqitjet e tij. Unë e njoh pasi e kam edhe në Kombëtare. Vlerat e tij po shihet nga të gjithë, pasi po bën një punë shumë të mirë. Me shumë qetësi po bën një kampionat të shkëlqyer. Mbi të gjitha ai është i ri, dhe mund të përmirësohet edhe më shumë. Lacio ka gjetur një portier edhe për të ardhmen”, ka thënë Bogdani për “LazioPress.it”.

strakosha1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"