Bogdani: Humbje e ngashme me atë ndaj Kosovës, lojtarët duhet të zgjohen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2018 | 18:03

Bogdani: Humbje e ngashme me atë ndaj Kosovës, lojtarët duhet të zgjohen

Ish-bomberi i Kombëtares, Erjon Bogdani, i ftuar në emisionin “Ëndërr Kuqezi” në RTSH analizoi humbjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës duke deklaruar se ishte ndeshje e ngjashme me atë ndaj Kosovës dhe lojtarët ishin në gjumë.

Bogdani

“Prisja diçka më shumë. Ishte një ndeshje pothuajse si me Kosovën. Sidomos pjesa e parë. Lojtarët duhet të zgjohen. Në shtator luan ndaj Kosovës. Është një ekip fizik, që po nuk u zgjua do ta ketë shumë të vështirë. Më shumë jemi munduar të dalim me veprime individuale. Te goli i dytë, linja e dytë e mbrojtjes duhet të tërhiqet. Ishin dhe 3-4 aksione të tjera ku nuk e lexonim lojën. Në sulm luajtëm me veprime individuale. Nuk luajtëm si skuadër. Kur je në kualitet më poshtë se skuadra tjetër, atëherë bëhet më e vështirë. Ukraina qarkulloi topin dhe kishte prapë raste. Duhet të japin shumë më shumë. Këto dy ndeshje miqësore, ishin jo të mira, nuk dhanë lojtarët atë që priten”, u shpreh Bogdani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"