Bogdani e “injoroi”, talenti i Milanit shprehet i lumtur që luan për Kosovën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2018 | 21:20

Bogdani e “injoroi”, talenti i Milanit shprehet i lumtur që luan për Kosovën

Ismet Sinani është talenti i Milanit që ka zgjedhur të luajë me përfaqësuesen e Kosovës. Sulmuesi për momentin luan me Milanin U-19.

Sinani4

Ai ka folur në një intervistë për “Supersport” ka folur për ndjesitë e tij në debutimin me përfaqësuesen kosovare, por edhe për çështje të tjera. Kujtojmë që pak ditë më parë, Bogdani ka thënë që Sinani nuk mund të quhet një talent.

SINANI

Zgjedhja e Kosovës?

Këto kohë kam folur me menaxherin e Kosovës i cili më ka kontaktuar dhe më ka treguar për projektin i cili më pëlqeu dhe them që jam i lumtur.

Pritja në përfaqësuese?

Lojtarët më kanë pritur shumë mirë dhe jam i kënaqur me grupin që kemi. Kemi ndeshje të vështira por në Portugali shkojmë për fitore.

Milani dhe e ardhmja?

Stërvitem maksimalisht dhe dua të përgatitem më shumë dhe do jap më të mirën për Kosovën. Kam 5 vite që luaj te Milani dhe sivjet është viti më i vështirë pasi kam kaluar te “Primavera” por kam bërë ndeshje të mira dhe kam shënuar. Trajneri më ka telefonuar për të qenë gati në Kupën e Italisë. Milani ka histori dhe fanellë me peshë dhe duet të japim maksimumin për të mbajtur atë fanellë. Gatuzo është trajneri me të cilin kam filluar sezonin, por pas 4-5 muajsh ai iku por e di që më ka njohur shumë mirë. Ai e di se çfarë lojtari jam dhe nëse ka nevojë për diçka, ai e di se çfarë duhet të bëjë prandaj pres ftesë te ekipi i parë dhe ky është synimi që unë kam”, u shpreh Sinani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"