Boateng në telashe/ Pas vetëvrasjes së modeles gjermane, autopsia zbulon se njëri vesh ishte i shqyer! Prokuroria nis hetimet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2021 | 10:13

Boateng në telashe/ Pas vetëvrasjes së modeles gjermane, autopsia zbulon se njëri vesh ishte i shqyer! Prokuroria nis hetimet…

Prokurorët gjermanë po hetojnë futbollistin Zherom Boateng, pasi autopsia e ish-partneres së tij, Kasia Lenhardt ka zbuluar se modelja është dëmtuar në një prej veshëve të saj.

kasia lenhardt (1)

Çështja kundër Boateng, e cila u hap në vitin 2019 dhe u mbyll vitin e kaluar, është rihapur sërish nga prokurorët, pasi nga hetimet e policisë së Berlinit dolën detaje të reja që pasuan vetëvrasjen e modeles 25-vjeçare, shkruan “Daily Mail”.

kasia lenhardt 3

Boateng akuzohet për plagosjen me dashje të Lenhardt në tetor të vitit 2019, pak më shumë se një vit para se të gjendej e vdekur në një apartament në Berlin në fillim të këtij muaji.

kasia lenhardt (10)

Lojtari i Bayern Munich, 32 vjeç, akuzohet gjithashtu për një çështje nga ish-partnerja e tij, Sherin Senler, e cila është në pritje për shkak të koronavirusit.

kasia lenhardt (81)

Prokurorët nuk kanë dhënë detaje në lidhje me plagosjen e pretenduar, por “Bild” raporton se Boateng dyshohet se ka shqyer njërin vesh të ish të dashurës së tij të atëhershme.

kasia lenhardt (5)

Sherin Senler është nënë e dy fëmijëve të Boateng: e vajzave binjake të quajtura Soley dhe Lamia që kanë lindur në 2011.

kasia lenhardt (3)

Dyshja filloi të takohej për herë të parë në 2007, por lidhja e tyre përfundoi në 2018, sipas mediave gjermane.

kasia lenhardt (9)

Disa kohë pas ndarjes në 2018, Boateng filloi të dilte me modelen xhamajkane Rebeça Silvera, para se të hynte më vonë në një marrëdhënie me Lenhardt.

Por kjo marrëdhënie përfundoi në fillim të këtij viti dhe më pas u kthye në tragjedi kur Lenhardt u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Berlin më 9 shkurt.

kasia lenhardt (4)

Futbollisti gjerman e akuzoi modelen e ndjerë se ajo e kishte detyruar të ndahej nga ish e dashura e tij dhe se i kishte bërë shantazh për të qëndruar me të.

kasia lenhardt (8)

Ndërsa Kasia kishte premtuar se do të tregonte gjithë të vërtetën pasi të merrte veten nga ndarja dhe pak ditë para se të ndërmerrte aktin ekstrem shprehej në rrjete sociale se ishte gati të niste një kapitull të ri në jetën e saj.

Boateng gjithashtu ka një fëmijë të tretë, një djalë të quajtur Jermar, i cili lindi në 2015.

kasia lenhardt (6)

Futbollisti ka zbuluar se emri i djalit përbëhet nga tre shkronjat e para të emrit të tij dhe nënës së tij, por nuk ka zbuluar se kush është gruaja.

kasia lenhardt (47)

Ndërsa Kasia ishte nënë e një djali dhe pikërisht në ditëlindjen e tij të 6-të, vrau veten.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"