Blobi i javës futbollistike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2014 | 13:03

Blobi i javës futbollistike

“Kukësi nuk ka pse të mërzitet për humbjen, ata janë Partizani B. Jo si ata që luajnë në Kategorinë e Dytë, por janë filiali ynë”.
(Eduard Prodani, drejtori i përgjithshëm i Partizanit).
“Mazrekaj kthehet në skuadër vetëm nëse e pranon që është gënjeshtar”.
(Marcio Sampaio, trajner i Partizanit).
“Vërtet i shënova Kastriotit, por nuk jam nga Kruja”.
(Arsid Kruja, mesfushor i Vllaznisë).
“Të fitoj ndeshjen me Vllazninë, se pastaj ndonjë prej lojtarëve do u jap dru (i referohet Gilbertos)”.
(Gugash Magani, trajner i Tiranës).
“Osman, ka pasur frikë Rizvani për të ardhur në Laç apo i ka bërë presion Malo për tre golat që i shënoi kur ishte te Partizani?!”.
(Një tifoz laçian ngacmon portierin e Teutës gjatë ndeshjes).
“Nuk më lanë të takoja as lojtarët në Korçë. Trajnerët e tjerë janë dënuar nga një vit dhe i kanë lënë të futen në dhomat e zhveshjes, ndërsa mua jo”.
(Artan Mërgjyshi, trajner i Besës).
“Korçarë, borxhi i 2010- ës nuk harrohet!”.
(Dorian Bubeqi, zv.trajner i Besës).
“Duhet të bëjmë minimumi dy gola në çdo ndeshje për të fituar. Një për gjyqtarët që do e anulojnë dhe një për veten”.
(Besart Berisha, mesfushor i Besës).
“Mos më pyesni se përse zgjodha Flamurtarin. Si mendoni ju, kë do të zgjidhja, ekipin e lagjes ‘Çole’!?”.
(Sinan Idrizi, donator i Flamurtarit).
“Ju mbrojtësit duhet të jeni më të vëmendshëm kur mendoni se aksioni është në pozicion jashtë loje. Ndodh që anësori të ketë harruar flamurin në shtëpi”.
(Ernest Gjoka, trajner i Flamurtarit).
“Unë mora një trajner vendës që të na shpëtonte, por ai ‘na fundosi’. Tani ekipi është në dorë të pesë titullarëve. Ata do të jenë edhe trajnerë”.
(Naim Qarri, presidenti i Kamzës).
“Kam një jetë të tërë me Ilirinë. Kam përjetuar vetëm zbritje dhe ngjitje nga kategoritë inferiore. Por, nuk bëhem pishman”.
(Fatmir Sala, trajner i Ilirisë).
“Një vit më parë Mamurrasi na e la ndeshjen që ne të mos përfundonim në Kategorinë e Dytë. Futbolli është edhe kompensim dhe miqësi”.
(Një tifoz i Elbasanit pas përfundimit të takimit ndaj Mamurrasit, ku të gjithë hodhën dyshime për tolerim).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"