Blobi i javës / Batuta për dënime komunizmi dhe jelekët e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2016 | 19:49

Blobi i javës / Batuta për dënime komunizmi dhe jelekët e Tiranës

Në emisione telvizive apo pas ndeshjeve, këto janë disa nga batutat më interesante të kësaj jave në futbollin shqiptar.

tifzana afrikan

Farruk Sejdini, ish-trajner: “I thashë një mikut tim të njohur (Fatmir Frashëri) se më në fund erdhi dita që Tirana nuk do të përdorë më jelekë për lojtarët në stërvitje. Sepse trajneri do të vendosë në njërën anë lojtarët afrikanë dhe, nga ana tjetër, shqiptarët”.

Ardjan Takaj, president i Skënderbeut: “Nuk e di nëse kërkojnë të na dënojnë sërish, por sapo UEFA na dha 105 mijë euro shpërblim”.

Sulejman Starova, trajner i Partizanit: “Skënderbeu nuk di ku ka kokën, prandaj t’u lëmë kohë sa t’u vijë vendimi. Turpi më i madh është që UEFA thotë se ishte e pamundur të bashkëpunoje për trukimet me autoritetet shqiptare”.

Gentjan Mezani, trajner i Flamurtarit: “Ndihemi të vjedhur. Nëse kanë vendosur të shpallin Kukësin kampion, le të vijnë të fitojnë kështu edhe në Vlorë”.

Gazmend Demi, president i Partizanit: “Pas publikimit në gazetë për fondin që jep UEFA për klubet, të nesërmen FSHF na tha se na takojnë 54 mijë euro. Po për vitet e tjera pse nuk na ka njoftuar!?”.

Safet Gjici, president i Kukësit: “Klubi ynë ka marrë fond vetëm për këtë vit, jo për vitet e tjera”.

Lirim Zalla, ish-zëdhënës i FSHF-së: “Ato klube që rrinë më urtë do të përfitojnë më shumë euro nga Fondi i Solidaritetit që jep UEFA”.

Mlladen Milinkoviç, trajner i Luftëtarit: “Para ndeshjes u thashë lojtarëve se ndaj Vllaznisë do të fitojë ai ekip që shënon tre gola. Më panë si të habitur, por kur përfundoi takimi më dhanë të drejtë”.

Sebino Plaku, sulmues i Korabit: “Jetoj në një lagje ku tifozët e Tiranës janë shumë të ndjeshëm. Pas këtij goli shpresoj të mos i kem mërzitur, por gjithsesi rëndësi ka që kam kënaqur tifozët e Korabit”.

Agustin Torasa, sulmues i Partizanit: “Goli i parë pas 11 muajsh?! OK, kënaqësi, por nuk ndryshon asgjë për mua. Thjesht godita një penallti”.

Shpëtim Moçka, portier i Teutës: “Unë, makthi i Salihit? Jo, ai më ka shënuar në të kaluarën, por tani thjesht nuk ka pasur fat”.

Bledar Devolli, trajner i Kamzës: “Agostineli i ka prishur lojën Skënderbeut. Ai mund të jetë një aktor i mirë, por deri më tani me atë që ka treguar, ka zhgënjyer. Kur përfundon ndeshja më shumë nxiton të vrapojë ai te tifozët, se sa lojtarët. Kështu bënte edhe te Partizani”.

Perlat Musta, trajner portierësh: “Sulmuesit po shënojnë gjithnjë e më pak gola, por askush nuk flet për meritën që kanë pasur portierët në këtë kampionat. I famshmi Lev Jashin ka thënë: ‘me një portier të mirë në një ekip të dobët, mund ta fitosh ndeshjen. Ndërsa me një ekip të mirë dhe portier të dobët, e humbet atë”.

Enkel Alikaj, mesfushor i Elbasanit: “Klubi na hoqi bukën një javë dhe na dënoi si në komunizëm. Kemi luajtur duke ngrënë vetëm byrekë para ndeshjeve…”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"