Bllokimi i sportit, FIBA letër qeverisë shqiptare: Të mos luash nuk është zgjedhje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2021 | 13:40

Bllokimi i sportit, FIBA letër qeverisë shqiptare: Të mos luash nuk është zgjedhje

Basketbolli shqiptar ashtu sikurse të gjitha sportet në salla të mbyllura janë futur në muajin e 11-të pa zhvilluar asnjë aktivitet, kjo pasi siç dihet qeveria shqiptare (e vetmja në botë) vijon t’i konsiderojë pallatet e sportit të rrezikshme për përhapjen e virusit COVID-19. Kërkesat dhe thirrjet e Federatës Shqiptare të Basketbollit në për lejimin e veprimtarive deri tani siç dihet kanë rënë në vesh të shurdhët. Duke marrë shkas nga kjo situatë, tashmë është FIBA, ajo që i bën apel qeverisë tonë për lejimin e sportit. Kamil Novak, drejtori ekzekutiv i FIBA-s për Europën së fundmi i ka dërguar një shkresë zyrtare qeverisë shqiptare, teksa evidenton se të mos luash nuk është zgjedhje.
pjimage (1)
Në shkresën e tij Novak i bën thirrje qeverisë sonë që të marrë në konsideratë kërkesën e FSHB-së, ndërsa thekson rifillimi i aktiviteteve, përveç përfitimeve fizike dhe emocionale nga ushtrimi me sport, ka edhe një rëndësi të madhe në shëndetin mendor. Më poshtë ju pasqyrojmë edhe letrën e plotë të zyrtarit të FIBA-s, drejtuar Engjëll Agacit, sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë:

LETRA NGA FIBA

“I nderuar sekretar i përgjithshëm. Më lejoni t’ju drejtohem në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të FIBA Europë, organizata ‘mëmë’ e basketbollit europian. Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, është një anëtar mjaft i vlerësuar i Komisionit të Financave të FIBA Europë, ai së fundmi na ka informuar, rreth vështirësisë për rifillimin e aktivitetit basketbollistik në Shqipëri. Ne, FIBA Europe, mbikëqyrëse e 50 federatave kombëtare, e kuptojmë më së miri rrezikun që paraqet pandemia si dhe detyrat e paimagjinueshme të qeverive për të mbrojtur të gjithë popullatën. Diskutimet midis sportit dhe qeverisë duhet të shkojnë në të njëjtën linjë dhe jo në kahe të kundërta, njëkohësisht kërkohen konsultime dhe dëshirë për të kuptuar të dyja palët. Së fundmi, personalisht kam bërë një prezantim përpara ministrave të Sportit. të këshillit të Arsimit e Rinisë, Kulturës dhe Sporteve në Komunitetit Europian me temë: ‘Aktivitetet Sportive Ndërkombëtare në kohë pandemie COVID-19. Pas prezantimeve, pothuaj të gjithë ministrat konfirmuan se ‘Të mos luash nuk është zgjedhje’, duke argumentuar se një koncept mjekësor është krijuar, zhvilluar dhe aprovuar për garat respektive. Unë e di, se ju do të merrni një propozim të detajuar nga Federata Shqiptare e Basketbollit, shoqëruar kësaj letre. Do të këmbëngulja që ju dhe kolegët tuaj, të merrni në konsideratë të lartë, përmbajtjen e saj. Përveç përfitimeve fizike dhe emocionale nga ushtrimi me sport, mendojmë se ka dhe një sfidë të madhe, ajo e shëndetit mendor. Askush nuk dëshiron shkurtime apo vakum, por duam që të konsiderohet e gjithë tabloja sportive, për të cilën jemi të sigurt se jeni të angazhuar për ta bërë. Së fundmi, ju siguroj se Federata Shqiptare e Basketbollit trajtohet me vlerësim të veçantë nga federatat simotra. Në verën e vitit 2019, FSHB organizoi me sukses Europianin e Kategorisë U16 Djem, Div C dhe në tetor të vitit 2020, asaj iu aprovua e drejta për vend organizator të Konventës Europiane të U14 ‘Get Together’, e cila për shkak të COVID-19 nuk u zhvillua, por mbetet në fuqi për vitin 2021. Në shtator të vitit 2020, presidenti i FIBA Europë erdhi në Tiranë për të lançuar ‘Ligën Unike’ të basketbollit’ një bashkëpunim midis Federatës Shqiptare të Basketbollit dhe asaj të Kosovës, gjë e cila shënon një hap të ri për zhvillimin e basketbollit në të dyja vendet. Federata Shqiptare e Basketbollit është mjaft profesionale dhe kompetente aq sa duhet t’i besohet në mënyrë absolute zbatimi i të gjitha udhëzimeve dhe rregulloreve/protokolleve për shëndetin dhe sigurinë, për rifillimin. Në sinqerisht kërkojmë prej jush, t’i besoni atyre për rihapjen e sigurt të basketbollit në Shqipëri si dhe përshkruar më sipër. Unë jam plotësisht i hapur në çdo kohë, për të biseduar me ju dhe kolegët tuaj. Gjithë të mirat, Kamil Novak. Drejtor ekzekutiv i FIBA Europë”.

letraaa (1)

Faksimile e letrës së FIBA-s

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"