Bllokimi i Partizanit në merkato, sekretari Burba u shpjegon tifozëve: Ja e vërteta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2020 | 21:00

Bllokimi i Partizanit në merkato, sekretari Burba u shpjegon tifozëve: Ja e vërteta

Tifozëve të Partizanit po u humbet durimi në lidhje me vendimin e KAS-it për çështjen e transferimit të sulmuesit Eraldo Çinari në vitin, gjë që ka shkaktuar bllokimin e merkatos për dy afate të të kuqve. Në rrjetet sociale është përfshirë në debat sekretari dhe juristi i Partizanit Gerald Burba.
gerald-burba-470x458
Ai u ka shpjeguar ndjekësve të faqes “Partizani.net” se duhet të tregohet durim rreth pritjes së përgjigjes së çështjes së bujshme të Çinarit, e cila po rrezikon planet e merkatos së 16-herë kampionëve të Shqipërisë.

Burba është treguar i ashpër me disa prej komentuesve dhe këmbëngul se nëse Partizani do të ishte fajtor për transferimin e Çinarit nuk do ta apelonte vendimin e FIFA-s.

Mesazhet e sekretarit të Partizanit Gerald Burba me tifozët e Partizanit. 

“Ca do qe te te sqaroj, se e kam sqaruar 100 here ne media edhe prap s merr vesh… Meqe i ke vene faqes emrin e Partizanit s te jep njeri te drejte te flasesh ne emer te tifozëve dhe te thuash budallalleqe nga me spektakolaret. Ose nuk kupton hic nga kjo situate dhe merr persiper te besh prokurorin dhe gjyqtarin pa lidhje ose ke ndonje qellim te caktuar personal qe me keqperdor emrin si pa te keq. Megjithatë po ta sqaroj edhe njehere per hir te tifozëve qe ndjekin kete faqe. Urdhrin per pezullimin e efekteve te vendimit te FIFA-s ( per zhbllokimin e merkatos) e nxjerr CAS nuk e nxjerr as une e as klubi. Kerkesen klubi e ka derguar me kohë dhe kur ta shikoje CAS te arsyeshme dhe sipas procedurave te veta do ktheje përgjigje. Ca do qe te te sqaroj tjetër ne lidhje me kete teme?! Kur te vije pergjigja do e publikojme menjëherë cilado qe te jete ajo. Duro sic po durojme te gjithe ne dhe te fyesh punonjesit e klubit nuk e bën përgjigjen e CAS qe te vije me heret! Pastaj kur merr përsipër dhe flet per lojtare te caktuar, a e ke pyetur ti ndonjëherë lojtarin perkates nese ka marre ose jo oferte nga klubi Partizani? Pyete njehere per keto pastaj nxirr konkluzine a po na i marrin lojtaret apo jo… Klm”

“Me fal, por ti mendon se vetem ti i di problemet qe sjell kjo çështje? Kanalin zyrtar do e perdorim per te bere njoftimin ne lidhje me vendimin qe do te marre CAS. Uroj dhe besoj se do jete pozitiv per ne. Gjithsesi sic e ke thene dhe vete kemi pritur mbi 1 muaj dhe se presim dhe pak dite nuk ndodh qameti. Klm”.
BURBA
“Nuk e di se sa ekspert mund te jesh per punen e letrave por mundesisht nese nuk je me mire mos fol. Me takon qe te bind gjyqtarin e CAS nese klubi ka patur faj ose jo ne transferimin e Cinarit dhe jo ty se nuk e kam me ty gjyqin. Muncisht kur te mbaroje kjo histori pastaj fol per kete pjese.”

“Ca gafash mo?! Pse ti kujton se gjykatat sportive nuk marrin ndonjehere vendime te padrejta apo te gabuara? Te ishte ashtu sic mendon ti do kishim ikur per lesh me kohe nga dhjetra e dhjetra transferime qe kemi bere ne keto 6 vitet e fundit. Mos i bi shkurt në gjykim por lere kete histori ta gjykoje ai qe e ka per detyre. Ishalla dalim faqebardhe sepse nuk e meritojme ndryshe.”

“e paske mbyll kete pune ti, kot po lodhemi neper gjyqe….Pertej batutes, po te sqaroj qe asnje nga drejtuesit e klubit nuk ka bere asnje shkelje ne transferimin e lojtarit Cinari. Qe te te sqaroj me detaje do duhet te te shkruaj 60 faqe se aq eshte dhe materiali qe kemi depozituar ne CAS. Nese do te ishim fajtor, nuk do i hynim apelit sepse është kosto financiare dhe sigurisht qe edhe energji e kohe e humbur per tu marre me te. Do te pranonim denimin dhe do te punonim vetem mbi bazen e grupit qe kemi ne dispozicion.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"