Bllokimi i merkatos prej gjobës 1 milionë euro, reagon Skënderbeu: Ja e vërteta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2020 | 14:10

Bllokimi i merkatos prej gjobës 1 milionë euro, reagon Skënderbeu: Ja e vërteta

Situata në Korçë nuk është më ajo e dikurshmja. Veç dënimit të lënë në fuqi prej Gjykatës Federale, bllokimi i merkatos është një tjetër goditje e rëndë për Skënderbeun.
Skenderbeu tropikal
Pas lajmit të publikuar ekskluzivisht një ditë më parë nga “Panorama Sport”, klubi nxitoi për të përgënjeshtruar. Në faqen zyrtare ata mohonin që t’u jetë bllokuar merkatoja prej UEFA-s për shkak të gjobës prej 1 milion eurosh.

“Duke marrë shkas nga lajmi i publikuar sot (dje) në shtypin e shkruar dhe mediat ‘online’, KF Skënderbeu mohon kategorikisht se ka një ultimatum, letër apo njoftim zyrtar midis palëve për bllokimin e merkatos si pasojë e gjobës 1 milion euro të vendosur nga UEFA. KF Skënderbeu vijon punën intensive për sezonin e ri”, thuhej në këtë postim.

skenderbeu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"