Blindohet Madridi, 2100 policë në gatishmëri për supersfidën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2018 | 13:04

Blindohet Madridi, 2100 policë në gatishmëri për supersfidën

Nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat ajo e ditës së sotme në Madrid. Reali do të presë Bajernin për gjysmëfinalen e dytë të Champions-it. Në stadium të gjitha biletat janë shitur dhe do të ketë në kapacitetin e tij maksimal 81.000 shikues. Rreth 4000 do të jenë tifozë të ardhur nga Mynihu.

14924300066472

Rreziku në këtë takim vlerësohet i madh nga UEFA dhe autoritetet vendëse, kjo jo se në të shkuarën nuk ka pasur asnjë incident të rëndë midis të tifozërive, por frika nga ndonjë sulm i mundshëm terrorist, nisur edhe nga ngjarjet e fundit në ndeshjen Liverpul-Roma ku mbeti i plagosur rëndë një tifoz anglez, ka detyruar palët të marrin masa ekstreme. Rreth 2100 policë do të jenë të angazhuar për të ruajtur qetësinë në stadium dhe jashtë tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"