“Blindohet” Korça, 500 policë dhe 100 stjuartë për “finalen”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2016 | 21:14

“Blindohet” Korça, 500 policë dhe 100 stjuartë për “finalen”

Stadiumi i Korçës do të blindohet për ndeshjen e së premtes mes Skënderbeut dhe Partizanit. Pikërisht për takimin që pritet të vendosë titullin kampion, klubi bardhekuq do të marrë masa të rrepta sigurie për të siguruar mbarëvajtjen e kryendeshjes. policia-ne-reshit-rusiDuke parë kushtet në të cilën do të luhet, do të merren masa të rrepta, të ngjashme me takimin e Ligës së Kampioneve të luajtur në “Elbasan Arena” mes Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit.

Nisur edhe nga interesimi i madh i tifozërisë, por edhe fakti që bëhet fjalë për një ndeshje titulli, rendi dhe siguria do të jetë maksimale nga frika e incidenteve. Nga burime zyrtare në klub, por edhe pranë Policisë së Qarkut Korçë, mësohet se më shumë se 500 forca policie do të jenë të pranishme në stadiumin “Skënderbeu” ditën e premte për të siguruar mbarëvajtjen e takimit dhe për të shmangur incidentet e ndryshme para, gjatë dhe pas ndeshjes.

Mirëpo, përveç forcave të shumta të Policisë së Qarkut Korçë, do të jenë prezente edhe policë të komisariateve Pogradec, Bilisht dhe Ersekë, për të mundësuar një ecuri të qetë të kësaj ndeshjeje. Gjithashtu do të jenë të pranishme më shumë se 100 forca të ndërhyrjes së shpejtë, si dhe nga RENEA, që si zakonisht për të tilla takime me kaq rëndësi do të jenë në stadium për të garantuar sigurinë.

Por, masat nuk mjaftohen me kaq, pasi klubi i Skënderbeut ka porositur edhe 100 stjuartë, për të ushtruar kontrolle të imtë- sishme gjatë hyrjes së tifozëve në tribuna, duke mos lejuar as sendin më të vogël që përbën rrezik të depërtojë në impiant.

100 stjuartë të specializuar për të tilla ndeshje me rëndësi të veçantë do të ndahen në tetë hyrjet e tribunave të stadiumit “Skënderbeu” për të ushtruar kontrolle të imtësishme të çdo tifozi që do të ndjekë ndeshjen nga stadiumi. Për këtë ndeshje klubi bardhekuq ka porositur stjuartët që të mos lënë të hyjnë në tribuna asnjë person me shishe uji të pahapur apo me çakmakë dhe sende të tjera të forta. Skënderbeu si klub pritës dhe organizator i këtij takimi ka kërkuar që të evitohet edhe incidenti më i vogël.

Përgatiti: Llazi Saro

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"