“Blindimi” i talenteve, Vllaznia firmos edhe me 2 të tjerë nga akademia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2018 | 17:26

“Blindimi” i talenteve, Vllaznia firmos edhe me 2 të tjerë nga akademia

Akademia e Vllaznisë vazhdon të prodhojë talente dhe klubi i futbollit i mbështet ata duke i promovuar në ekipin e parë. Sot është firmosur kontrata me 2 lojtarë të ekipit U-19 të Akademisë Vllaznia. Bëhet fjalë për mbrojtësin Egzon Shimaj dhe sulmuesin Kamelio Palushani.

palushi
Shimaj njëkohësisht është edhe pjese e kombëtares U-19 të Shqipërisë, ndërsa Palushani është golashënuesi më i mirë i ekipit të tij. Të dy lojtarët konsiderohen me të ardhme dhe Vllaznia nuk ka ngurruar ti bëj pjesë të ekipit dhe tu jap një kontratë profesioniste.

shimaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"