Blic i Sabatinit në Kinë, ja strategjia e merkatos së Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2017 | 14:00

Blic i Sabatinit në Kinë, ja strategjia e merkatos së Interit

Ditën e sotme është parashikuar rikthi mi në Itali i Valter Sabatinit. Blic njëjavor në Nankin për koordinatorin teknik të “Suning”: janë diskutuar strategjitë e Interit për merkaton, të kushtëzuara në mënyrë të rreptë nga rregullat e “fair play”. Brenda 30 qershorit, zikaltrit do duhet të arkëtojnë rreth 60-70 milionë euro plusvalencë për të evituar gjobitjen apo sanksonimin nga UEFA.

Inter

BASTONI, RAMIREZ DHE … – Pra, me mundësitë aktuale, njerëzve të merkatos zikaltër do u shërbejë jo pak fantazi për t’i dhënë mundësinë Spaletit të përforcojë një skuadër të paktë në numër, në prag të angazhimit të dyfishtë titull-Champions. Nga Atalanta ka ardhur megjithatë një “asist”: bergamaskët, në fakt, janë shprehur të gatshëm të lënë të lirë menjëherë mbrojtësin Alesandro Bastoni, 18-vjeçarin në pronësi të Interit.

Ramirez

Ndërkohë vazhdon presingu i Sabatinit për të marrë në huazim Ramirezin, mesfushorin brazilian që dukej t’i kishte dhënë fund aventurës së tij me Jiangsunë. Problemi qëndron te paga (prej 10 milionë euro në sezon) të cilën “Suning” dëshiron t’ua ngarkojë tërësisht zikaltërve: një marrëveshje e pamundur për t’u arritur në këto kushte, pavarësisht se ish-lojtari i Çelsit ka bërë të ditur dëshirën për të kaluar në Milano.

FANTAZI – Është Gerard Deulofeu emri i ri për merkaton e Inetrit. Lajmin e ka përcjellë “Sportmediaset” ditën e djeshme, portal sipas të cilit spanjolil, i pakënaqur te Barcelona, po mendon të kërkojë një skuadër në gjendje t’i garantojë më shumë hapësira dhe t’i “rikthejë” kombëtaren në prag të Botërorit në Rusi.

milan delofeu

 

Deulofeu është pikërisht tipi i lojtarit që po kërkojnë në Milano, sepse veçanërisht në krahë Luçiano Spaleti ka nevojë për alternativa të Perisiç e Kandrevës. Marrëveshja me Barcelonën, bisedimet për të cilën ende nuk kanë nisur, i ka të gjitha mundësitë për t’u mbyllur me sukses. Por, ndërkaq duhet pasur kujdes nga Napoli, një tjetër klub i interesuar për ish-in e Milanit.

FBL-EUR-SUPERCUP-REAL-MADRID-MAN UTD

Në Angli vazhdon të përflitet për një shkëmbim Zhoao Mario-Mkhitarian me Mançester Juanjtid: kundër Bornmëthit mesfushor armen ka mbetur jashtë formacionit për herën e shtatë në tetë të fundit dhe Zhoze Murinjo (që të thotë gjithçka pa u fshehur) u shpreh se “lojtarë të tjerë e meritojnë të luajnë më shumë se ai”: një “asist” për Interin.

Pastore

Portugezi duket sot “çelësi” për të zhbllokuar merkaton e Interit. Një tjetër mundësi shkëmbimi, e përfolur gjatë, është Zhoao-Pastore. Së fundmi, zikaltrit po studiojnë edhe afrimin e fantazistit 23-vjeçar Amato Çiçireti (në skadencë kontrate me Beneventon).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"