“Blic” i drejtuesve zikaltër, plotësohet kërkesa e Spaletit për “gjigantin” Lopez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2018 | 9:57

“Blic” i drejtuesve zikaltër, plotësohet kërkesa e Spaletit për “gjigantin” Lopez

Pa para, e frenuar nga mijëra pengesa të “fair play financiar”, por me shumë kreativitet, Interi po lëviz në merkato dhe po nis të kryejë “goditjet” e para. Brenda disa orësh, për shembull, do të zyrtarizohet blerja e Lisandro Ezekiel Lopez, qendërmbrojtësi 28-vjeçar argjentinas nga Benfika.

lis

Një “blic” i papritur, që do bashkojë lojtarin (me pasaportë spanjolle) me klubin zikaltër përmes formulës së huazimit për 500 mijë euro me të drejtë blerjeje fiksuar në shifrën 9 milionë.

Portugezët do të kishin dashur huazimin me detyrim blerjeje dhe për këtë është diskutuar mbrëmjen e djeshme deri në mbrëmjen e vonë.

1024

Në fund do të dalë e fituar formula e vetme e mundshme për Interin dhe që ditën e sotme lojtari mund të zbarkojë në Milano për t’u vendosur më pas në urdhrat e Spaletit nesër në paradite, ditën e rikthimit nga pushimet për Ikardin me shokë.

Menaxherët e Lisandro Lopez janë të njëjtët që kuruan edhe kalimin e Gabigolit te Benfika: e thjeshtë të mendohet që në bisedë është përfshirë edhe situata e brazilianit, i kërkuar prej shumë klubeve në atdhe pas gjashtë muajve të parë të vështirë në Portugali.

gabigol

Lopez luan në Europë që prej vitit 2013 dhe, përveç fanellës së Benfikës, ka veshur edhe atë të Getafes. Me kombëtaren është paraqitur vetëm katër herë, për herë të fundit më 22 nëntor 2012, ndeshje miqësore kundër Brazilit.

Dhe Luçiano Spaleti (bashkë me mamanë e tij…) do të jenë të lumtur: nga 3 përforcime në merkato, zikaltrit i kanë mundësuar të parin.

lopez

PROFILI “Nyja” e vetme është paqëndrueshmëria: nëse Interi ishte në kërkim të një qendërmbrojtësi të mësuar për të zbritur në fushë me vazhdimësi, Lisandro nuk shihet si profili i duhur.

Gjatë këtij sezoni ka luajtur tetë herë (katër në kampionat, dy në Ligën e Kampionëve dhe dy në Kupën e Portugalisë).

frdr

Ka, megjithatë, disa “armë” (189 centimetra për 80 kilogramë: një “gjigant” në zonën e rreptësisë) në favorin e tij dhe me punën e “psikologut” Spaleti i ka të gjitha mundësitë për të rifituar rendimentin e duhur.

Ndër të tjera, luan si në mbrojtjen me tre po ashtu edhe me katër dhe, në nevojë, zhvendoset në krah. Do të niset pas Mirandës e Shkrinjarit, por është gati të vendosë në vështirësi trajnerin e ri.

sddf

PRAPASKENA Lisandro Lopez ka qenë edhe më parë pranë kalimit në Serinë A. Verën e vitit 2015, në fakt, argjentinasi është kërkuar gjatë nga Fiorentina.

Daniele Parde, në atë kohë drejtues i vjollcëve, e donte me çdo kusht, por marrëveshja me Benfikën nuk u konkretizua. Kjo edhe për faj të dëmtimit të Luizaos (shokut “veteran” të repartit) që e pati bllokuar në Lisbonë.

Dy vite e gjysmë “me vonesë”, 28-vjeçari ka rigjetur Italinë.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"