”Bleva 10 shtëpi për xhaxhallarët dhe tezet… ”, Karlos Tevez i habit të gjithë: Askush nuk e besonte atë që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 22:50

”Bleva 10 shtëpi për xhaxhallarët dhe tezet… ”, Karlos Tevez i habit të gjithë: Askush nuk e besonte atë që…

Karlos Tevez është një nga sulmuesit më të mëdhenj argjentinas, ku karriera e tij ka qenë e pasur me ekipe të shumta si Juventus, Mançester Siti dhe Mançester Junajtid.

tevezzz

Por ka qenë vet sulmuesi Tevez i cili foli  për transferimin e tij tek nga Boka Zhuniors kur nisi karrierën tek brazilianët e Korinthaisit në vitin 2005. 37 vjeçari u shpreh se rrogën e parë që mori bleu 10 shpi për xhaxhallarët e tij dhe tezet për t’i larguar ata nga varfëria dhe lagja problematike e Buenos Ajresit.

“Kur mora rrogën e parë dhe fitimet e para kur nënshkrova për Korinthiasin vendosa të blej dhjetë shtëpi dhe mora të gjithë xhaxhallarët dhe tezet e mia nga një lagje e varfër për t’i transferuar dikur tjetër.

Mbaj mend që vendosa të bëja një festë të vogë në oborrin e shtëpisë time për të festuar transferimin tim. Askush prej tyre nuk e kishte ide se çfarë kisha bërë. Gjatë darkës unë nxora çelësat e shtëpive dhe ua dhashë atyre, ata nuk mund të besonin se çfarë unë kisha arritur të bëja. Ishin vërtet të befasuar dhe të lumtur. Ndihesha krenar që isha në gjendje t’i lumturoja ata’’, u shpreh ‘’Apashi’’.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"