Blerjet te Partizani, Olsi Rama del hapur: Ja ku po shohim për lojtarë të rinj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2018 | 23:45

Blerjet te Partizani, Olsi Rama del hapur: Ja ku po shohim për lojtarë të rinj

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, ishte sot i pranishëm në ndeshjen e zhvilluar në “Selman Stërmasi”, mes Kukësit dhe Teutës, ku ndër të tjera foli për ndeshjen, por edhe për merkaton e të kuqve.

olsi rama partizani selman stermasi

“Isha në stadium, pasi  kam theksuar se ndeshjet duhet të kenë sa më shumë njerëz. Ishte një sfidë e rivalëve tanë në Tiranë dhe erdhëm të shihnim. Isha së bashku me trajnerin Gega dhe ky i fundit i studioi më shumë në aspektin teknik. Merkato? Nuk ishte ky rasti për merkato. Ne kemi objektivat tanë që po i ndjekim me kujdes. Kemi skautët tanë që po i monitorjnë ndeshje pas ndeshjeje dhe në Maqedoni dhe Kosovë. Do të shohim lojtarë me përvojë dhe elementë të rinj. Po punojmë”.

Titulli mes Partizanit dhe Skënderbeut –“Nuk ka luftë vetëm mes Skënderbeut dhe Partizanit. Kampionati është shumë i fortë, ka shumë javë. Një humbje mund të të fusë në një moment të keq. Ekipet janë aty, aty. Superiorja është e vështirë. Kemi për të luajtur më shumë se gjysmën e sezonit, prandaj nuk duhet të flasim para kohës”.

Ndaj Flamurtarit dhe Tiranës – “Dua të theksoj se ky kampionat nuk ka ndeshje të lehta. E provuam ndaj Kastriotit në Fushë-Krujë se sa shumë vuajtëm, sigurisht dhe ndaj Laçit. Kurbinasit janë një ekip shumë kompakt. Takimi ndaj Flamurtarit është shumë i fortë. Vlonjatët kanë traditë të madhe dhe një ekip simpatik. Derbi me Tiranën dihet pastaj s’ka nevojë për fjalë. Kuptohet që nga vëmendja e mediave, tifozëve dhe kryeqyteti pushtohet nga atmosfera. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të ecim përpara”.

Mbingarkesa në “Selman Stërmasi” – “Më shqetëson tapeti, pasi kemi dhe eksperiencën e vjetshme. Në shkurt, apo në mars nga shirat e rrëmbyeshëm ishte thuajse e pamundur të luajte futboll. Me këtë ngarkesë mendoj se mund të shkojë në të njëjtën gjendje dhe sivjet. Këta janë kushtet e Superiore dhe nuk kemi se çfarë të bëjmë. E rëndësishme është të luhen ndeshjet dhe shpresojmë që çdo ekip të ketë stadiumin e tij, dhe Partizani natyrisht”, – përfundoi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"