Blerjet e bujshme i kthehen bumerang, rekord milionash të humbur te PSG-ja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2022 | 19:17

Blerjet e bujshme i kthehen bumerang, rekord milionash të humbur te PSG-ja

PSG-ja duket se pas një sezoni zhgënjyes në Championsi ku u mendua si pretendente pas një merkatoje me emra të mëdhenj si Mesi, Donaruma, Hakimi dhe Ramos do të përballet dhe më një zhgënjim përsa i përket financave të klubit.

64546456

Sipas raportimeve nga “L’Equipe” kampionët e Francës do ta mbyllin këtë sezon me një rekord negativ prej 300 milionë eurosh humbje në bilanc me gjërat që pritet të përkeqësohen pas kontratës marramendëse që firmosi Kilian Mbape.

Situata me futbollistët e tjerë si Ikardi, Paredes, Herrera, Sarabia etj do të vazhdojnë të dëmtojnë parizienët që do të jenë të detyruar të respektojnë pagat e lojtarëve të cilët përfitojë shuma të majme dhe pse aktivizohen shumë pak.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"