Blerje dhe rinovime, Korabi nuk humb kohë për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 19:50

Blerje dhe rinovime, Korabi nuk humb kohë për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm

Korabi po bën lëvizje interesante për sezonin e ri. Dibranët kanë zyrtarizuar ish-sulmuesin e Kastriotit, Taulant Marku, i cili dje firmosi kontratën 1+1. Korabi është skuadra e vetme e Kategorisë së Parë që ka nisur përgatitjet prej ditës së hënë. Pjesa më e madhe e lojtarëve ishin të pranishëm në stërvitje.

korabi

Janë larguar nga ekipi Rigers Karaj, Ardit Osmani, Tahir Daja dhe Esli Bylyku, të cilëve u ka përfunduar kontrata. Mungesa në këto ditë të para kanë qenë Kristjan Prendi, i cili pritet të bashkohet me grupin javën e ardhshme, pasi së fundmi ka kryer një ndërhyrje për inozitin, si dhe Ekrem Shehu që pritet të bëjë një ndërhyrje në ligamentin që dëmtoi ndeshjen e fundit.

Në stërvitje pritet të dalë sot edhe sulmuesi Taulant Marku. Klubi ka arritur akordin me Sokol Mziun dhe Redon Razën për rinovimin e kontratës. Synimi i dibranëve është që të krijojë një ekip të denjë për të pretenduar ngjitjen në elitë.

Bujar Balliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"