Blerja e re e Kukësit, Dzaria: Do të qëndroj vetëm 6 muaj këtu

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Janar 12, 2018 | 10:14

Blerja e re e Kukësit, Dzaria: Do të qëndroj vetëm 6 muaj këtu

Irakli Dzaria është afrimi më i fundit i Kukësit në merkato dhe ka firmosur një kontratë 1.5 vjeçare më kampionët aktual të vendit sipas njoftimit të klubit.

rrt

Ndërsa mesfushori ka folur për një media gjeorgjiane pas transferimit te Kukësi, duke thënë që ka firmosur një kontratë vetëm 6 mujore.

dzaria

“Pasi kreva vizitat mjekësore kam firmosur kontratën. Klubi më ofroi një kontratë për një vit e gjysmë, por do të qëndroj vetëm 6 muaj, pasi nëse luaj mirë do të shkoj në një kampionat më të fortë ose do të firmos një kontratë tjetër më të mirë këtu. Jam i kënaqur që lashë Gjeorgjinë, pasi këtu ka kushte 4-5 herë më të mira”, deklaroi Dzaria për “1tv.ge”.






www.minuta90.com