Blerja e parë e Shpëtim Duros? Futbollisti i Laçit prezantohet te Shkëndija

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2022 | 20:38

Blerja e parë e Shpëtim Duros? Futbollisti i Laçit prezantohet te Shkëndija

Pasi ndërpreu bashkëpunimin me Laçin, mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut, Bashkim Velija, është bashkuar me skuadrën e Shkëndijës.

bashkim velija

Këtë lajm e ka bërë publik vetë klubi nga Tetova, me anë të një postimi në rrjetet sociale ku i uron mirëseardhjen Velijas.

Gjithashtu përflitet se tekniku i kurbinasve, Shpëtim Duro, mund të jetë trajneri i ri i Shkëndijës, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"