Blerja e madhe e Kukësit nuk është gati, ja formacioni i mundshëm ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2022 | 14:35

Blerja e madhe e Kukësit nuk është gati, ja formacioni i mundshëm ndaj Skënderbeut

Pritet që Kukësi të jetë i privuar nga afrimet e fundit të merkatos, me Longon që për momentin nuk i ka llogaritur titullarë si Shkurtajn edhe Gligorovin, pasi kanë vetëm tri ditë stërvitje me skuadrën.

kukesi dinamo

Vetëm Musta do ta nisë nga minuta e parë, i cili zë vendin e Ndrecës të dënuar për arsye kartonësh.

Sakaq, mungesë do të jetë edhe Milunoviç, i cili u dëmtua ndaj Dinamos dhe mbetet për t’u parë se sa larg fushave do të qëndrojë.

Mesfushori mori një dëmtim në pupël dhe aktualisht po bëhen analizat e nevojshme për të parë shkallën e dëmtimit, ku edhe rrezikohet mbyllja e sezonit.

Kukësi – Tafas; Musta, Lulaj, Marku, Bytyçi; De Lukas, Hila, Sh.Taipi; Gj. Taipi, Basha, Feizhao. Trajner: Diego Longo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"