Blerja e bujshme e verës është i pakënaqur me Nagelsman: Premtimet e tij mbetën fjalë të bukura

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2022 | 21:27

Blerja e bujshme e verës është i pakënaqur me Nagelsman: Premtimet e tij mbetën fjalë të bukura

Rajan Gravenberk do të mendohet si një nga talentet më të mëdha të transferuar në Mynih gjatë kësaj merkatoje verore, por pas një muaji si pjesë e klubit bavarez, situata ka marrë nuanca të ndryshme, aq sa e ka detyruar ish-lojtarin e Ajaksit të tregojë më shumë seç duhet.

nagelsman

Në një intervistë së fundmi për “ESPN”, ka rrëfyer premtimin e Nagelsmanit dhe pakënaqësitë mbi minutat e limituara në klubin e ri:

1410030304.0

“Përpara se të firmosja me Bajernin realizova takim me Julian Nagelsmanin, i cili kishte të bënte me projektin dhe hapësirën që unë do të mbuloja si lojtar titullar. Të dyja palët ramë dakord mbi këto kushte. Por sot ai premtim mbeti një fjalë e bukur. Gjithsesi, do të përpiqem të tregohem i duruar dhe me shpresën se situata do të ndryshojë”, përfundoi Rajan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"